GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rezoluta e Parlamentit Europian, Berisha: U përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet

12:41 - 29/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta e Parlamentit Europian, Berisha: U përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon aktualisht një takim me 61 kandidatët, me kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD, në selinë blu.

Në lidhje më rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila u miratua më 24 maj, Sali Berisha deklaroi:

“Para se të ndalem në problematikën për të cilën është thirrur kjo mbledhje, dëshiroj në emër të PD të falënderoj Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili miratoi më 24 maj një rezolutë për Shqipërinë, rezolutë në të cilën janë pasqyruar problemet madhore të vendit, ndaj dhe unë po lexoj deklaratën e mëposhtme.

Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.

Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.

Parlamenti Europian është i skandalizuar me kontratën e Portit të Durrësit me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi kjo kontratë shkel MSA-në. Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit të Durrësit, duhet të zbatojë ligjin e prokurimeve publike.

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias dhe shprehjes. Gjithashtu kërkohet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të lidhura me median e pavarur, siç është rasti i Prestige Resort.

Raporti shpreh shqetësim se nuk ka progres në luftën kundër larjes së parave të krimit.

Unë dua të falënderoj shumë të gjithë deputetët e Parlamentit Europian, grupin e punës të krijuar në PD me zotin Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Genc Pollo dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në një komunikim intensiv me parlamentarë europianë, arritën të paraqesin situatën dhe problematikat.”

Etiketa: Kryesore1raporti i PESali Berisha

Lajme të lidhura

Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

09:37 - 22/01/26
700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!
Aktualitet

700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

09:18 - 22/01/26
“Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

08:23 - 22/01/26
Para
Çuditë e sportit shqiptar, lojtarët hedhin ‘letër me vrimë’  për të marrë rrogën

Çuditë e sportit shqiptar, lojtarët hedhin ‘letër me vrimë’ për të marrë rrogën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

09:37 - 22/01/26

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se nuk do të...

Lexo më shumë
Rëndohet situata nga përmbytjet në Greqi, humbin jetën dy persona (Video)

Rëndohet situata nga përmbytjet në Greqi, humbin jetën dy persona (Video)

09:25 - 22/01/26
700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

700 mijë euro për mirëmbajtje, rruga Boboshticë–Dardhë e bllokuar nga bora!

09:18 - 22/01/26
DW: Kthesa e Trump në përplasjet për Groenlandën ka sjellë lehtësim për BE-në

DW: Kthesa e Trump në përplasjet për Groenlandën ka sjellë lehtësim për BE-në

09:11 - 22/01/26
“Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

08:23 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com