GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i PD pro arrestimit të Ballukut/ Zbardhen argumentet e SPAK, kush janë të “fortët” që u bëjnë presion dëshmitarëve

11:48 - 03/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të tjera janë zbardhur këtë të martë nga raporti i anëtarëve demokratë, në Këshillin e Mandateve për kërkesën e SPAK, për arrestimin e Belinda Ballukut.

Anëtarët demokratë kanë deklaruar përmes raportit se PD është pro arrestimit të Ballukut, ndërsa evidentohet se sipas SPAK, Belinda Balluku ka përdorur “të fortë” dhe anëtarë të kabinetit të saj për të intimiduar një dëshmitare.

Po sipas raportit, dëshmitarja është shprehur para prokurorëve të SPAK se është tunduar me anë të korrupsionit që të ndryshojë deklarimet e saj dhe për pasojë është ndjerë e frikësuar.

“Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave: (1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit. Konkretisht, në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, prokurorët u shprehën si më poshtë:

Prokurori Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave….Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje.

Prokurori Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj cfarë ka prodhuar ky transkriptim i besedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhetfjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.

Prokurori Dritan Prenci – Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë,jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet knë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës përpara jush, ne nuk mund të ekspozojmë pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura”, thuhet ndër të tjera në raport.

 

Etiketa: Ballukudeshmitare

Lajme të lidhura

Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra
Aktualitet

Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra

13:28 - 03/03/26
Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është  më e mirë se kjo…
Aktualitet

Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo…

13:18 - 03/03/26
Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve
Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës, lirohen nga qelia 4 protestuesit e arrestuar (Emrat)

12:48 - 03/03/26
Para
Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra
Aktualitet

Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra

13:28 - 03/03/26

Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi...

Lexo më shumë
Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është  më e mirë se kjo…

Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo…

13:18 - 03/03/26
Tubimi i mbrëmshëm i Berishës, arrestohen 4 prej protestuesve

Protesta kombëtare e opozitës, lirohen nga qelia 4 protestuesit e arrestuar (Emrat)

12:48 - 03/03/26
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Konfindustria: Të merren masa për frenimin e shtrenjtimit të karburanteve në Shqipëri

12:21 - 03/03/26
Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

Merr fund bllokimi pas 11 ditësh! Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas

12:05 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com