Zbardhet raporti, Shqipëria vend kyç i trafikimit të drogës në botë, shteti i lidhur me krimin, grupet po futen edhe tek tenderët
Shqipëria është vendi i parë në Europë dhe i dyti në rajon për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe nga niveli i krimit të organizuar të lidhur me shtetin. Në këto rezultate ka dalë Global Initiative Network, përmes një raporti të publikuar së fundmi mbi indeksin e krimit në botë.
Holanda, Belgjika, Italia gjithashtu renditen në vendet më të rrezikshme, por Shqipëria kap shifra të frikshme edhe gjatë pandemisë. Në artikullin për vendin tonë, Global Initiative Network shkruan se krimi i organizuar në vend ka gjetur përshtatshmëri të përkryer ndaj pandemisë. Në raportin që gijotina.com disponon thuhet se, përballë bllokimeve dhe kufizimeve të udhëtimit, kriminelët shqiptarë jo vetëm që rifilluan biznesin e tyre të rregullt, por gjithashtu shfrytëzuan mundësitë e reja të paraqitura nga kriza globale e shëndetit.
Sakaq, ky raport sheh më problematik në vendin tonë faktin që, qeveria shqiptare ndër vite ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me krimin dhe pavarësisht reformave të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po ecën në ritme shumë të ngadalta. Sipas raportit është plagë e madhe që, Shqipëria vazhdon të dështojë në përpjekjet për të larguar krimin e organizuar dhe korrupsionin nga shtetit, pikërisht kjo e metë iu jep më shumë favore kriminelëve në terren.
“Nën presionin e Bashkimit Evropian, qeveria shqiptare ka vendosur korrupsionin dhe krimin e organizuar lartë në agjendën politike, dhe një program i gjithanshëm i reformës gjyqësore dhe kundër korrupsionit është aktualisht në zbatim. Sidoqoftë, ky proces është i ngadalshëm dhe mjedisi politik mbetet i karakterizuar nga polarizimi, krizat e shpeshta dhe korrupsioni i madh i vazhdueshëm.
Në përgjithësi, Shqipëria ka një kuadër ligjor mjaft të fuqishëm për të adresuar krimin e organizuar. Megjithatë, zbatimi i këtij kuadri ligjor shpesh dështon”, thuhet në raport.
Ndërhyrja tek tenderët
Sipas raportit grupet kriminale në Shqipëri, përveç kontrolli të plotë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike po marrin në “patronazh” edhe prokurimet publike. Në këtë dokument theksohet se, gjatë 2021 grupet kriminale kanë ndërhyrë në një sërë tenderësh.
Aktorët kriminalë në vendin tonë cilësohen si aq të fortë dhe të rrezikshëm sa ato italian, pasi fusin mes tyre edhe aktorë nga shtetit. Ndërsa theksohet se, rrjetet kriminale janë ngulitur shumë në strukturat e nivelit lokal dhe rajonal dhe veprojnë me policinë dhe marrin mbrojtje politike.
“Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë. Grupet e stilit mafioz shqiptar ndryshojnë nga mafia të tjera të mëdha (si ajo italiane), në atë që ata rrallë e identifikojnë veten me emra ose simbole. Grupet shqiptare shfaqin një strukturë të qartë dhe besnikëri ndaj një drejtuesi të vetëm. Ata bashkëpunojnë me aktorët e përfshirë në shtet dhe janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhje duke shtyrë votat në një drejtim ose në tjetrin”, përcakton raporti.
Përfshirja masive e të rinjve
Ndër të tjera bëhet me dije se, grupet e stilit mafioz në Shqipëri janë shumë të dhunshëm, por bashkëpunojnë mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafian siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke. Sipas të dhënave, në Shqipëri vërehet një numër në rritje i të rinjve që përfshihen në rrjetet e trafikimit të drogërave dhe arsyeja kryesore është gjendja e keqe ekonomike dhe mungesa e arsimimit.
“Ata dihet se kanë lidhje me rrjetet kriminale kosovare dhe malazeze dhe kanë një prani të fortë në Belgjikë, Holandë dhe MB, ndër të tjera. Për shkak të faktorëve të veçantë socio-ekonomikë, vërehet një prirje shqetësuese e përfshirjes së të rinjve në operacionet kriminale të përditshme në role të ndryshme si pjesë e rrjeteve kriminale. Rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira shumë në trafikun e drogës, veçanërisht tregtinë e kanabisit. Ato shpesh paraqiten si biznese legale për të funksionuar dhe anëtarë të ndryshëm janë përgjegjës për detyra specifike brenda organizatës, të tilla si sigurimi, transporti, shpërndarja e drogës”, thuhet në dokument.
Ndër të tjera tregohet që ka dëshmi se kriminelët e organizuar shqiptarë ndërveprojnë me grupet e huaja të krimit nga Kosova dhe Mali i Zi, si dhe kartelet e Amerikës Jugore dhe Qendrore.
Vendi kyç për trafikim dogrash
Nga analizat e bëra në çdo vend të botës, raporti thekson se, Shqipëria është një vend kyç tranzit për heroinën, si dhe kokainën e trafikuar nga Amerika Latine. Aktorët shqiptarë kriminelë gjithashtu luajnë role qendrore në tregjet e heroinës dhe kokainës në Evropë, duke përmendur këtu rastin e “Ndrangheta”, ku janë të përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë.
“Grupet e stilit mafioz kanë krijuar shoqata me kartelet e Amerikës së Jugut, prodhuesit ‘Ndrangheta dhe kokainë, duke i lejuar ata të importojnë sasi të mëdha të kokainës me cilësi të lartë me çmime konkurruese dhe duke u dhënë atyre akses në një infrastrukturë komplekse globale. Grupet kriminale shqiptare, megjithatë, nuk janë të angazhuara vetëm në trafikimin e kokainës në Evropë, por janë gjithashtu të përfshirë në ruajtjen dhe shpërndarjen e saj, dhe kanë konsoliduar gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në tregjet me shumicë dhe pakicë në të gjithë kontinentin. Si rezultat, kriminelët e organizuar shqiptarë kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së kokainës në Evropë”, përcakton raporti.
Të dhënat tregojnë se vendi ynë, është gjithashtu një vend tranzit për heroinën e trafikuar në Evropë përmes rrugës ballkanike nga Turqia, Irani, Afganistani dhe Pakistani. Trafikimi ndërmerret nga aktorë të stilit mafioz dhe rrjete kriminale që dihet se bashkëpunojnë me aktorë të tjerë kriminelë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit me heroinë. Shumica e heroinës trafikohet në Shqipëri nga toka, përmes Maqedonisë së Veriut, por laboratorët e përpunimit të heroinës janë zbuluar gjithashtu nga brenda nga policia shqiptare.
“Shqipëria ka qenë një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë për të paktën një dekadë. Vitet e fundit, megjithatë, kultivimi ka rënë në mënyrë drastike, kryesisht për shkak të ndërhyrjes së policisë, shkatërrimit të plantacioneve dhe përpjekjeve të shtetit për të ndryshuar modelin e biznesit”, thuhet në raport.
Sidoqoftë, rezervat mbeten dhe, tani për tani, Shqipëria vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm kanabisi për BE -në, me drogën që thuhet se transportohet nga deti nëpërmjet Italisë dhe nga toka përmes Greqisë dhe Malit të Zi.
E.H/ gijotina.com/