GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Raporti: Ja cilët janë plazhet më të ndotur në vend, nga Velipoja në Ksamil

19:59 - 03/09/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti: Ja cilët janë plazhet më të ndotur në vend, nga Velipoja në Ksamil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imazhi i bregdetit shqiptar po cenohet nga vetë bizneset që ushtrojnë aktivitet nga veriu në jug. 26.8% e plazheve në vend, sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, pasi janë të ndotura. Edhe pse kjo shifër është ulur në raport me vitin 2023, sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.

“Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.

Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.

Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.

Jo vetëm plazhi, por edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri. Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.

“Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1ndotja e plazheve

Lajme të lidhura

Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën
Lajme

Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

20:18 - 04/03/26
Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë
Aktualitet

Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë

19:26 - 04/03/26
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme
Lajme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:48 - 04/03/26
Para
Arrestohet shqiptari në Itali, mori peng banorët e një pallati

Arrestohet shqiptari në Itali, mori peng banorët e një pallati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën
Lajme

Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

20:18 - 04/03/26

Protesta e fundit e opozitës e mbajtur në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarrësh, duke...

Lexo më shumë
Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë

Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Iran: Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë

19:26 - 04/03/26
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme

18:48 - 04/03/26
LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

17:52 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com