GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti për Ujësjellësat: Qeveria e krimbur në borxhe 3,1 mln euro edhe ndaj OSHEE

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti për Ujësjellësat: Qeveria e krimbur në borxhe 3,1 mln euro edhe ndaj OSHEE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2021 ka nxjerrë në pah problemet e kompanive të ujësjellësit në Shqipëri të cilat kanë rritur borxhet për pagesat e energjisë elektrike me 2,3 miliardë lekë të vjetra më shumë se viti i kaluar.

Pra, qeveria shqiptare nëpërmjet AKUM-it gjatë vitit 2021 ka shpërndarë subvencione për mbulimin e kostove të Operimit dhe Mirëmbajtjes për 29 shoqëri UK për vlerën totale prej 3,1 milionë euro të cilat kanë qenë të dedikuara vetëm për shpenzimet e kostos së energjisë elektrike që shoqëritë UK i detyrohen OSHEE-së. Të dhënat e fundit nga OSHEE-ja për vitin 2021 evidentuan faktin se institucionet shtetërore kishin rritur detyrimet ndaj këtij institucioni dhe këto borxhe kanë ardhur në rritje nga viti 2016 e në vazhdim.

Qeveria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për të ulur detyrimet edhe pse në vitin 2014 u forcuan ligjet dhe rregulloret për pagesën e faturave të energjisë. Nëse faturat nuk paguheshin në kohë, Ministria e Financave nëpërmjet llogarive të thesarit bllokonte financimet për entet publike. Por përderisa detyrimet e institucioneve janë duke u rritur, si rasti i UK-së, ato po kthehen në barrë për OSHEE-ja duke evidentuar faktin se ligjet nuk janë zbatuar.

Për të realizuar reformën në sektorin e energjisë është ngritur komiteti “Program Steering Comittee” (PSC), i cili në muajin Dhjetor 2020, finalizoi me sukses planin e masave të miratuar. Ky plan ofron një seri masash me qëllim parandalimin e krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura dhe gjithashtu disiplinimin e pagesave ndërmjet kompanive të sektorit energjitik dhe palëve kryesore të lidhura me to. Plani propozon ristrukturimin e stokut të detyrimeve dhe përdorimin e instrumenteve të ndryshme favorizuese në funksion të reduktimit të këtij stoku.

Por viti 2021 ka treguar se kriza e kësaj qeverie nuk ngelen reformat apo të ardhurat në buxhetin e shtetit por administrimi i tyre sepse nga 1,2 milionë euro në vitin 2020, borxhet ndaj OSHEE u rritën me 1,9 milionë euro. Totali për vitin 2021 ishte 3,1 milionë euro, detyrimet u paguan nga qeveria por realiteti është se borxhet e qeverisë i paguajnë qytetarët shqiptarë nëpërmjet faturave të cilat u vijnë nga institucionet shtetërore.

Sipas ERRU-së, “Mbulimi i Kostos së O&M” është indikator i cili shpreh mbulimin e kostove direkte me të ardhurat nga aktiviteti i shoqërisë. Në kostot e O&M përfshihen kostot për personelin, energjinë, kimikatet dhe kosto të tjera sekondare.

Mbulimi i Kostos së O&M për vitin 2021 është 103% pothuajse i njëjtë me atë të vitit paraardhës që ishte 103.2%. Si numër shoqërish ky tregues ka pak përmirësim sepse nga 57 shoqëri vetëm 12 prej tyre arrijnë të mbulojnë mbi 100% kostot O&M, nga 10 shoqëri që ishin në vitin 2020. Në sektor janë 24

shoqëri të cilat performojnë dobët nën nivelin 70% të këtij treguesi që me vështirësi mbulojnë pagat e personelit. Pjesa tjetër prej 21 shoqërive që mbeten janë në nivelet 73.5% deri 100% të këtij treguesi. Mbulimi i kostove totale në të cilat përfshihen dhe kostot e amortizimit dhe të interesave të kredive edhe për vitin 2021 vijon të mbulohet tërësisht vetëm nga dy shoqëri UK në sektor, përkatësisht UK Tiranë dhe UK Ersekë.

Etiketa: 3.1 milione euro borxheraporti ERRUrriten borxhe e UKsubvencionon qeveria

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Alqi Bllako nuk dëshmon në komisionin hetimor: Jam nën hetim nga SPAK

2 orë në SPAK/ Del Alqi Bllako: Nuk kam gisht, vendimet i merrte Ministria e Mjedisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26

Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli,...

Lexo më shumë
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com