GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti/Përmbarimi shtetëror, 27% e çështjeve në tejkalim të afateve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/Përmbarimi shtetëror, 27% e çështjeve në tejkalim të afateve

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i përmbarimit shtetëror ka shfaqur vonesa të theksuara ku 27% e çështjeve kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale.

Të dhënat e administruara në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se kjo vonesë e theksuar gjatë vitit 2022 ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e mëparshme duke e bërë volumin e dosjeve të mbartura tejet të lartë.

“Veprimtaria e shërbimit përmbarimor shtetëror cenohet edhe nga numri i lartë i dosjeve në ekzekutim, të cilat shpeshherë akumulohen nga viti në vit. Gjatë vitit 2022, përmbarimi shtetëror ka pasur një total prej 57,035 çështjesh, duke përfshirë pensionet ushqimore dhe takimet me fëmijët, të cilat janë në ekzekutim të vazhdueshëm. Gjatë këtij viti, 15,434 çështje kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale.

Ndërkohë, gjatë vitit 2021 ka pasur një total prej 55,213 çështjesh, por vetëm 172 prej tyre kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale. Gjatë vitit 2020 ka pasur një total prej 50,983 çështjesh, ku 329 prej tyre kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale” thuhet në auditim.

Ndërkohë sipas audituese numri i çështjeve të ekzekutuara ka qenë i përafërt gjatë viteve në fjalë, por diferencën e bëjnë dosjet e mbartura. Kjo problematikë sipas tyre ka ardhur edhe si pasojë e vështirësive të hasura në vendosjen e pasurive në sekuestro, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me institucionet e përfshira.

Numri i dosjeve për çdo përmbarues është relativisht i lartë duke kaluar mbi shifrën 800 kur mesatarisht sugjerohet që ky numër dosjesh për përmbarues të jetë në kufirin e 200.

“Duke marrë në konsideratë statistikat e paraqitura më lart, konstatohet se raporti midis dosjeve për ekzekutim dhe numrit faktik të përmbaruesve është jo proporcional. Konkretisht, nëse do të bëhej një pjesëtim i thjeshtë në fund të vitit 2022, rezulton se për çdo përmbarues shtetëror janë afërsisht 839 dosje në ekzekutim. Një ngarkesë e ngjashme konstatohet edhe në vitet e kaluara, ku në vitin 2020 ky raport është afërsisht 809 dosje për përmbarues dhe në vitin 2021 rreth 824 dosje për përmbarues.

Në rend kronologjik vihet re një rritje e lehtë pas çdo viti, e cila rrezikon të thellohet për shkak të dosjeve të mbartura. Ky volum pune nuk ruan një raport normal midis dosjeve përmbarimore dhe numrit të përmbaruesve, duke cenuar rrjedhimisht afatet procedurale dhe cilësinë e shërbimit të ofruar. Nga praktika ndër vite e shërbimit përmbarimor shtetëror sugjerohet që numri i dosjeve për secilin përmbarues mos të jetë më i madh se 200. Megjithatë, në lidhje me këtë shifër nuk ka një kriter të miratuar zyrtarisht” nënvizon KLSH.

 

 

Etiketa: afatepermbarim

Lajme të lidhura

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë
Aktualitet

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!
Aktualitet

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26
Para
“Mos më flisni me gojë nëse…”, Arbana Osmani bën premtimin publik

“Mos më flisni me gojë nëse...”, Arbana Osmani bën premtimin publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26

Protesta antiqeveritare vijon edhe në ditën e 103-të në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas...

Lexo më shumë
“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

“Ky shesh ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat!”/ Sidorela Vatnikaj: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë

21:16 - 10/09/26
Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

Rama u jep ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe!

21:07 - 10/09/26
Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com