GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti: Presioni i korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm vitin e fundit, i afrohet vitit 2002, dyfishi i rajonit

12:38 - 30/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti: Presioni i korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm vitin e fundit, i afrohet vitit 2002, dyfishi i rajonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korrupsioni ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”.

Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet).

Raporti mat përvojën me korrupsionin, që lidhet me dy  indikatorë apo aspekte të korrupsionit administrativ, të cilat janë: përfshirja[1] dhe presioni[2]. Raporti thekson se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë ka mungesë besimi tek politikat dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Qytetarët janë pyetur për përvojat e tyre lidhur me praktikat korruptive dhe më shumë se gjysma e tyre (57%) ka pranuar se ju është kërkuar ryshfet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë nga zyrtarët publikë. Rezultatet tregojnë përkeqësim të situatës në vitin 2021, dhe kjo është vlera më e lartë e shënuar që nga viti 2002, me një rritje prej  13 % nga vrojtimi i realizuar në vitin 2019 mbi presionit nga ana e zyrtarëve publikë, për të dhënë ryshfet. Nëse do të bëjmë një krahasim të këtij treguesi me Rajonin, do të shohim se Shqipëria është një nga vendet me presion më të lartë për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe rezultati i Shqipërisë për vitin 2021 është pothuajse sa dyfishi i mesatares së Rajonit për vitin 2019 (37.6%).

Rrjedhimisht me rritjen e presionit, të njëjtën prirje ndjek dhe përfshirja e qytetarëve në korrupsion, ku përgjatë dy viteve të fundit 46.3.% e qytetarëve kanë dhënë ryshfet, pra mesatarisht 1 në 2 njerëz në Shqipëri kanë dhënë ryshfet. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2021, ku vetëm 3 në 10 qytetarë të pyetur kanë dhënë ryshfet për të marrë shërbime publike.

Sipas grafikut të publikuar në raport, si presioni (kërkesa për të dhënë ryshfet) ashtu dhe përfshirja (dhënia e ryshfetit) janë në nivelet më të larta që nga viti 2002.

Sipas rezultateve të vrojtimit të realizuar në vitin 2021, grupet që perceptohen si më të korruptuarit vijojnë të mbeten  gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e administratës në sistemin e drejtësisë, doganierët, partitë dhe liderët politikë. Rezultatet tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, nuk është shënuar përmirësim në perceptimin e qytetarëve për këto grupe. Ndërkohë, grupet e perceptuara si më pak të korruptuara janë mjekët, mësuesit, gazetarët, anëtarët e këshillavebashkiake, trupat pedagogjike të fakulteteve dhe universiteteve..

Më shumë se 3/4 e të anketuarve (78%) vazhdojnë të mendojnë se “Korrupsioni nuk mund të reduktohet ndjeshëm apo të çrrënjoset ”. Shifrat e njëjta të perceptimit të publikut tregojnë vazhdimësi të mungesës së besimit të qytetarëve tek efektiviteti i politikave anti-korrupsion dhe kapacitetet e shoqërisë shqiptare për t’u përballur me problemin e korrupsionit.

Gjithashtu mund të kuptohet se institucionet shtetërore në harkun e këtyre dy viteve nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të luftuar korrupsionin. Për më tepër, numri i të anketuarve që mendojnë se “korrupsioni mund të reduktohet në mënyrë drastike” dhe pse është zvogëluar në krahasim me gjetjet e viteve 2001, 2002, 2014, ka mbetur i njëjtë nga viti 2016. Pra pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë ka një mungesë besimi tek politikat dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra gjatë viteve të fundit, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Metodologjia

Që prej vitit 2001, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) përdor Sistemin e Monitorimit të Korrupsionit (SMK) për të analizuar dhe monitoruar nivelet e korrupsionit në Europën Juglindore, në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Për gjenerimin e këtyre indikatorëvë, në Shqipëri në fillim të këtij viti u realizua një anketim, ku u përdor një kampion përfaqësues i popullatës shqiptare me 1.010 të anketuar, në të gjithë Shqipërinë.

Ky anketim, duke ndjekur të njëjtën metodologji, është realizuar në vitin 2001, 2002, 2014, 2016 dhe 2019. Indikatorët e SMK, japin mundësinë e krahasueshmërisë midis periudhave të ndryshme kohore.

[1] Presioni i korrupsionit, paraqet rastet kur një zyrtar publik i ka kërkuar ryshfet qytetarëve në mënyrë direkte duke i kërkuar atyre që të bëjë një pagesë informale ose në mënyrë indirekte, duke u lënë atyre të nënkuptohet së nëse bëjnë një pagesë informale, kërkesa/problemi i tyre do të zgjidhet.

[2] Përfshirja në korrupsion,  vlerëson rastet kur qytetarët u bëjnë pagesa informale zyrtarëve publikë. Ky indikator përmbledh raportimet e qytetarëve dhe i ndan ato në dy kategori: qytetarët që kanë patur përvojë (ata kanë bërë një pagesë informale të paktën një herë gjatë vitit të fundit) dhe qytetarët që nuk kanë patur përvojë (që nuk kanë bërë pagesa informale)./Monitor

Etiketa: korrupsionRajonraport

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Gjykata e Lartë hap garën për anëtarë të KLGJ-së

Meta firmos emërimin e Asim Vokshit, Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com