GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti rajonal për klimën: Shqipërisë i duhen 6 miliardë euro për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti rajonal për klimën: Shqipërisë i duhen 6 miliardë euro për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3,5 miliardë euro deri në vitin 2050.

Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor.

Françeska Korançe, eksperte mjedisi, shprehet për A2 CNN: “Deri dje dihej se ulliri kultivohej në një zonë të caktuar të vendit, por ndryshimet klimatike ka prishur ekuilibrat. Sot, bujqësia është e para e prekur nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu zjarret, përmbytjet dhe energjia janë të tjerë fenomene negative që vijnë nga ndryshimet klimatike”.

Për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh, nga 9,5 miliardë Serbisë, 6,8 miliardë Bosnje-Hercegovinës apo 6,4 miliardë Maqedonisë së Veriut.

“Këto 6 miliardë euro janë të domosdoshme për t’u përshtatur ndaj klimës. Do vijë një moment ku nuk do të mund të mitigojmë më ndryshimet. Duhet t’i paraprijmë duke u përshtatur”, shton Korançe.

Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare. Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, bujqësinë, qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.

“Shqipëria më shumë vuan efektet e të tjerëve se sa kontriubon te ndryshimet klimatike. Megjithatë, duke qenë pjesë e një zinxhiri edhe ne kontribuojmë në rregullimin e ekuilibrave të natyrës”, shpjegon Korançe.

Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit. Në vitin 2021, qeveria miratoi një plan të posaçëm për energjinë dhe klimën. Në të nxirret më pak nevoja për uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Etiketa: Demet natyrorefatkeqesi natyroreklima

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
E konfirmon Ministria e Jashtme e Kosovës: I vrari në Serbi është Faton Hajrizi

E konfirmon Ministria e Jashtme e Kosovës: I vrari në Serbi është Faton Hajrizi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com