GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Raporti: Rusia po përparon në përpjekjet për prodhimin e dronëve

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti: Rusia po përparon në përpjekjet për prodhimin e dronëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia po bën përparim të qëndrueshëm drejt qëllimit të saj për të prodhuar në masë një lloj droni sulmues iranian, që mund të fluturojë në një distancë prej rreth dy mijë kilometrash dhe që mund të përdoret për të goditur qytetet ukrainase, sipas gazetës Washington Post, që i referohet dokumenteve në lidhje me planin rus.

Moska po punon për prodhimin e modelit të saj të dronit Shahed-136, pavarësisht vonesave dhe sanksioneve, që po ndikojnë përpjekjet për të siguruar komponentët e nevojshëm nga vendet e tjera, sipas raportit të cituar nga gazeta amerikane.

‘Washington Post’ i mori dokumentet nga një burim që tha se ishte i përfshirë në këtë përpjekje në Zonën Speciale Ekonomike Alabuga të Republikës Ruse të Tatarstanit, por që është kundër sulmit rus ndaj Ukrainës.

Irani e ka pranuar se ka dërguar dronë në Rusi, por ka theksuar se ata janë dërguar para fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë më 22 shkurt të vitit 2022.

Rusia ka mohuar më parë se forcat e saj kanë përdorur dronët iranianë në Ukrainë, megjithëse presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për një rritje të prodhimit vendas të dronëve. Në prill ai tha se industria ruse e dronëve së shpejti mund të vlejë më shumë se 20 miliardë dollarë.

Zyrtarët rusë nuk iu përgjigjen pyetjeve të gazetës për të komentuar mbi këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë në fillim të kësaj vere tha se Rusia po thellonte bashkëpunimin e saj me Iranin dhe kishte marrë tashmë qindra dronë nga Teherani, një veprim që Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe vendet e tjera perëndimore kanë thënë se shkel një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2015, të miratuar pas arritjes së marrëveshjes bërthamore mes vendeve perëndimore dhe Rusisë me Iranin.

Shtëpia e Bardhë tha në qershor se Irani po prodhonte dronë dhe më pas po i dërgonte ata përmes Detit Kaspik në Rusi për t’u përdorur nga forcat ruse kundër Ukrainës. Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani ka transferuar disa qindra dronë në Rusi, që nga gushti i vitit të kaluar.

Këtë javë, gazeta britanike Financial Times njoftoi se Uashingtoni po ushtronte trysni mbi Iranin, që të ndalonte shitjet e dronëve në Moskë.

Raporti i gazetës Washington Post, i botuar të enjten, megjithatë, jep detaje nga përpjekjet e Rusisë për të ndërtuar fabrikën e saj të dronëve në rajonin e Tatarstanit, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës dhe synon të prodhojë gjashtë mijë dronë deri në verën e vitit 2025.

Sipas dokumenteve, të shqyrtuara nga studiuesit në Institutin për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare me qendër në Uashington, me kërkesë të gazetës Washington Post, fabrika ruse pritet të përfundojë me rreth një muaj vonesë.

Inxhinierët në Rusi po përpiqen të ndërtojnë versionin e tyre të dronit iranian në një shkallë më të gjerë dhe cilësi më të lartë. Ata gjithashtu po përpiqen të shtojnë aftësi të reja në mënyrë që dronët të mund të kryejnë sulme të koordinuara në grupe ndaj një objektivi, thuhet në artikullin e gazetës Washington Post.

Sipas raportit, dokumentet, nga dimri i vitit 2022 deri në pranverën e vitit 2023, përfshijnë projekte të fabrikës dhe skema teknike, ndër detaje të tjera, dhe disa prej tyre u publikuan muajin e kaluar nga gazeta ruse Protoko.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, përfshirë ndaj drejtuesve iranianë të një kompanie të prodhimit të armëve dhe individëve të tjerë të lidhur me dërgimin e dronëve në Rusi./VOA

Etiketa: dronetdronet ruseRusiaWashington Post

Lajme të lidhura

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi
Aktualitet

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26
Para
Bjellorusia do bashkohet me Rusinë në luftë?

Bjellorusia do bashkohet me Rusinë në luftë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që shtatorin ta shndërrojnë në muajin e protestave...

Lexo më shumë
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26
Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com