GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti/ Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve në Europë

09:53 - 30/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien e madhe të numrit të fëmijëve 0-5 vjeç, thuhet në një raport të fundit të Bashkimit Europian për ecurinë e arsimit në Europë. Në këto vende numri i fëmijëve u ul me më shumë se 20% ndërmjet 2013-2023.

Sipas BE-se kjo tendencë alarmante shtrihet në shumë vende të tjera. Europa po plaket. Tani njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, por njëkohësisht kanë lindur më pak fëmijë.

Më 1 janar 2023, jetonin 25 milionë fëmijë nën moshën 6 vjeç në BE ose 2 milionë më pak se një dekadë më parë. Për më tepër, parashikimi i popullsisë tregon se prirja pritet të vazhdojë me 1 milionë fëmijë më pak deri në vitin 2030.

Ndërkohë që numri i fëmijëve është në rënie popullsia e përgjithshme në BE-27 ka qenë në rritje. Numri në rënie i fëmijëve në shoqëri mund të sjellë më pak vëmendje për nevojat e fëmijëve ose, anasjelltas, mund të nxisë politikat për rritjen e niveleve të lindjeve.

Bashkimi Europian analizon se rritja e përgjithshme e shpenzimeve mbi arsimin parashkollor si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) sugjeron se shumica e vendeve po shkojnë drejt së opsionit të dytë, nxitjen e lindjeve.

Në vitin 2023, kishte 8.1 për qind fëmijë më pak se më 2013, por në BE, mesatarja e shpenzimeve publike për fëmijët deri në 6 vjeç u rrit nga 0,67 % e PBB -së me 2014 në 0,71 % në 2021.

Gjatë viteve të fundit, rritja më e lartë e financimit të nevojave të fëmijëve vërejtur në Gjermani, Estoni, Letoni, Lituani, Zvicër dhe Islandë. Por Suedia dhe Islanda shquhen për investime shumë më të larta ndaj fëmijëve duke tejkaluar 1.6 % të PBB-së së tyre. Në të kundërt, Shqipëria Irlanda, Greqia, Qiproja dhe Turqia shpenzuan më pak se 0.3 % të PBB-së së tyre për fëmijët.

Sa i përket numrit të fëmijëve të vegjël, Italia dhe Spanja panë rënien më të madhe me mbi 700,000 fëmijë më pak ndërmjet 2013 dhe 2023. Franca dhe Turqia pësuan rënie të 550, 000 dhe 515, 000 fëmijë gjatë kësaj periudhe.

Disa vende devijuan nga kjo prirje gjithëpërfshirëse. Numri i fëmijëve mbeti relativisht e qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit në Danimarkë, Qipro, Hungari, Sllovaki dhe Suedi.

Në disa vende, ka pasur rritje të konsiderueshme. Psh në Gjermani, popullsia e fëmijëve brenda intervalit 0-5 vjeç është rritur me 18 për qind nga 2013-2024. Për më tepër, Luksemburgu dhe Malta kanë shënuan rritje me përkatësisht 13.3 dhe 10.5. Në Austri dhe Zvicër, numri i fëmijëve të vegjël është rritur përkatësisht me 9.9 dhe 8.4 pikë për qind.

/Monitor.al/

Etiketa: FemijeLindshmeriaShqiperia

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
9 javët e fundit në statistika/ Egnatia skuadra më në formë, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë

9 javët e fundit në statistika/ Egnatia skuadra më në formë, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com