GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti/ Shqiptarët janë ndër më të palumturit në Europë

11:13 - 20/03/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ Shqiptarët janë ndër më të palumturit në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër më të palumturit në Europë

Në Raportin e përvitshëm të Lumturisë, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej. Vendi ynë, nga vendet e Europës, lë pas Maqedoninë e Veriut (92), Turqinë (102) dhe Gjeorgjinë (106).

Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i ZI kanë përmirësim në Indeksin e Lumturisë me 4 pozicione, duke u renditur përkatësisht në vendin e 63-të dhe 71. E kundërta ka ndodhur me Serbinë, ajo renditet në vendin e 47-të, nga vendi i 43-të një vit më parë.

Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (UN Sustainable Development Solutions Network), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2020-2022.

Raporti identifikon kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Për të kuptuar rezultatet, studiuesit kanë përdorur këta tregues: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetja sociale, bamirësia, korrupsioni i ulët, bujaria në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komunitetin dhe për njëri-tjetrin, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Vendet më të lumtura

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore, bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Gallup World Poll.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha renditen shumë mire.

Këtë vit, Izraeli është ngjiur në vendin e katërt, krahasuar me vendin e 9-të vitin e kaluar. Holanda (nr. 5), Zvicra (nr. 8), Luksemburgu (nr. 9) dhe Zelanda e Re (nr. 10), përmbyllin 10-shen e parë. Australia (nr. 12), Kanadaja (nr. 13), Irlanda (nr. 14), Shtetet e Bashkuara (nr. 15) dhe Mbretëria e Bashkuar (nr. 19) hynë të gjitha në top 20.

Ndërsa të njëjtat vende priren të shfaqen në 20 vendet e para vit pas viti, ka një hyrje të re këtë vit: Lituania. Kombi baltik është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjashtë viteve të fundit, nga numri 52 në 2017, në numrin 20 këtë vit. Dhe vendet e tjera baltike, Estonia (nr. 31) dhe Letonia (nr. 41), janë ngjitur në renditje gjithashtu./Monitor.

 

Etiketa: Kryesore1Shqiperite palumtur

Lajme të lidhura

Ambasada amerikane: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK
Aktualitet

Ambasada amerikane: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK

13:05 - 30/12/25
Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës
Aktualitet

Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës

12:58 - 30/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

12:45 - 30/12/25
Para
Koreja e Veriut pretendon se simuloi një kundërsulm bërthamor

Koreja e Veriut pretendon se simuloi një kundërsulm bërthamor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada amerikane: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK
Aktualitet

Ambasada amerikane: Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, do forcojmë bashkëpunimin me SPAK

13:05 - 30/12/25

Ambasada Amerikanë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme...

Lexo më shumë
Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës

Berisha: Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Ramës

12:58 - 30/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

12:45 - 30/12/25
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

Dosja e Ballukut, Rama merr në mbrojtje vartësen e tij: Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova

12:29 - 30/12/25
Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet  lider në rajon për funksionimin e administratës

Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës

12:02 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com