GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti vjetor, Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti vjetor, Moneyval: Shqipëria nuk përmirësoi masat e parandalimit të pastrimit të parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) publikoi raportin vjetor për vitin 2021 pak ditë më parë duke ndalur ndër të tjera në ecurinë e përgjithshme të vendeve që janë në monitorim të zgjeruar.

Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria dhe lidhur me vendin tonë Moenyval ka nënvizuar se përmirësimi nuk ka qenë domethënës.

“MONEYVAL mori në konsideratë dhjetë vlerësime të raundit të 5-të monitorimit gjatë gjithë vitit 2021.

Raporti monitorues i radhës për Shqipërinë doli në përfundimin se ky vend nuk ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF. Ndër çështjet e tjera, raporti ekzaminoi standardet e reja ndërkombëtare të aplikuara për asetet virtuale, duke përfshirë, kriptovalutat dhe ofruesit e këtyre aseteve. MONEYVAL vendosi që Shqipëria të mbetet monitorim të zgjeruar dhe të raportojë më tej mbi progresin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave mbi pastrimin e parave dhe luftës ndaj terrorizmit në baza vjetore” thuhet në raportin e datës 4 maj 2022.

Referuar njoftimit për shtyp që shoqëron këtë raport thuhet se MONEYVAL parashikon të përfundojë raundin e pestë të vlerësimeve në vitin 2024. “Deri në fund të 2021, 18 nga 22 juridiksionet e vlerësuara nga MONEYVAL në raundin e 5-të të vlerësimeve të ndërsjella iu nënshtruan procedurës së ndjekjes së zgjeruar për nivelin e pamjaftueshëm të përputhshmërisë me standardet LPP/ CFT: Shqipëria, Andorra, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Gjeorgjia, Gjibraltari, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Republika e Moldavisë, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Varësia e Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar të Ishullit të Manit dhe Ukrainë” nënvizon njoftimi.

Shqipëria dhe historia e saj në listën “gri”

Në vitin 2011, Shqipëria u fut nga Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave (raporti i klasifikon vendet me potencial të lartë të pastrimit të parave në listë të zezë dhe gri). Më pas, në 2015-n, Shqipëria do të dilte nga lista gri, një vlerësim ky që në atë kohë ishte mjaft pozitiv. Vendi kishte pesë vjet kohë që të adresonte problemet për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut.

Por, në raportin e 2018-s, Shqipëria hyri në listën e vendeve që do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje apo monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive që u konstatuan në raportin e fundit të lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit.

Nuk vonoi shumë dhe në 21 shkurt 2020, vendi ynë i përfshi sërish në këtë listë për shkak të “dobësive strategjike”, që u gjetën në regjimet e parandalimit të pastrimit të parave ndërkohë që vijon të mbetet në monitorim të zgjeruar lidhur me përmbushjen e detyrimeve për të plotësuar kuadrin ligjor dhe masat e nevojshme në përputhje me standardet e kërkuara./Monitor/

 

Etiketa: MasatMonyvalparandalimiparavepastrimiraportiShqiperiavjetor

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Humbje për Putin, vritet komandanti i brigadës së inxhinierëve rusë

Humbje për Putin, vritet komandanti i brigadës së inxhinierëve rusë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com