GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti zyrtar/ Mbi 200 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti zyrtar/ Mbi 200 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti zyrtar i autoriteteve italiane konfirmon se mbi gjysma e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali kanë marrë nënshtetësi italiane e megjithë vitin e vështirë pandemik për lëvizjen e qytetarëve, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të pajisur me leje qëndrimi e preokupues shfaqet kërkesa e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

Janë mbi 200 mijë emigrantë shqiptarë në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane e kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Italian të Statistikave.

Ky raport ka analizuar të dhënat e kombësive të ndryshme të emigrantëve që jetojnë në territorin Italian, me referim kohor deri më 1 janar 2021.

Sipas Institutit Kombëtar Italian, ISTAT, në çdo 100 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, 50 prej tyre kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Ndër komunitetet e huaja, ata kanë numrin më të lartë të emigrantëve me nënshtetësi italiane. 

Në nivel kombëtar, në çdo 100 emigrantë, 29 prej tyre ka marrë nënshtetësinë italiane, e për komunitetin shqiptar ky koeficient është më i larti, 100 me 50.

Pas emigrantëve shqiptarë vijnë ato marokenë që shënojnë 48 shtetas të rinj italianë në cdo 100 emigrantë nga Maroku.

Vetëm në vitin 2020 janë 28 107 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi italiane. Mbi 17 mijë prej tyre për motive rezidence afatgjatë pune e banimi në Itali, mbi 2700 për motive martese e gati 8000 për motive të tjera të paspecifikuara.

Kjo e dhënë ka bërë që dhe numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të regulltë në Itali, të tkurret në -8.5%.

“Kjo tkurrje e lejeve të qëndrimit afatgjatë për emigrantët shqiptarë, shpjegon Istat-i italian, lidhet me nurmin e  lartë të nënshtetësisë italiane marrë nga ky komunitet. Lejet e qëndrimit afat gjatë janë një nga kushtet e para për marrjen e nënshtetësisë italiane.“

Raporti nënvizon se viti i vështirë apndemik ka shënuar për Italinë dhe numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit lëshuar për emigrantët gjatë dekadës së fundit, e gati 40% më pak se viti 2019.

E megjithatë emigrantët shqiptarë në Itali mbajnë një tjetër rekord në këtë raport vjetor. 

Janë komuniteti me numrin më të lartë të emigrantëve që gjaët vitit 2020 kanë marrë leje qëndrimi në Itali.

Gjatë vitit 2020 janë 13 185 shqiptarë që janë pajisur me leje të rregulltë qëndrimi me afat kohor nga 6 muaj e sipër. 

Preokupues shfaqet numri i lartë i të rinjve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi në Itali vetëm gjatë një viti.

 5127 prej tyre janë në moshën deri 17 vjec, 1679 në moshën nga 18-24 vjec, e 1452 nga 24 në 29 vjec.

Të dhënat e këtij Instituti komunikojnë se në Itali, deri më 1 janar 2021 rezultojnë të regjistruar 381 120 mijë shqiptarë,  193 428 meshkuj, 187  592 femra,  e mbi 200 mijë me nënshtetësinë italiane. 

255 727 emigrantë shqiptarë kanë leje qëndrimi afatgjatë në Itali, mbi 26 mijë për motive pune, mbi 87 mijë për motive familjare, 1657 për motive studimi e mbi 9500 për motive të tjera të pa specifikuara në këtë raport.

Më pak të huaj e më shumë “italianë të rinj” nënvizon ky raport që dokumenton se megjithë vitin e vështirë pandemik e limitimin e lëvizjeve ndërkufitare, kërkesat e praktikat për marrjen e nënshtetësisë italiane, si dhe për leje qëndrimet për motive pune e familjare, kanë renditur Shqipërinë ndër vendet më numrin më të lartë ndër të gjitha vendet e origjinës së emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Etiketa: nenshtetesiRaport zyrtarShqiptar

Lajme të lidhura

Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës
Aktualitet

Muço: Rama u konsultua më patronazhistët, biznesi i mesëm dhe i vogël është në buzë të greminës

10:48 - 28/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Para
Bllokimi i Komisionit “Beccheti”, Bardhi: Të hënën e çojmë në Kushtetuese

Bllokimi i Komisionit "Beccheti", Bardhi: Të hënën e çojmë në Kushtetuese

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon të rinjtë protestues: Dhunues urbanë, përndjekësish online dhe mish-mash kategorish
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon të rinjtë protestues: Dhunues urbanë, përndjekësish online dhe mish-mash kategorish

13:37 - 28/10/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si...

Lexo më shumë
Berisha: Forma më e lartë e korrupsionit është krahasimi i qeverisë me opozitën! Duan të vrasin përgjegjësinë

Berisha: Forma më e lartë e korrupsionit është krahasimi i qeverisë me opozitën! Duan të vrasin përgjegjësinë

13:31 - 28/10/26
“Kthehuni në seanca!”/ Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

“Kthehuni në seanca!”/ Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

13:18 - 28/10/26
Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:47 - 28/10/26
Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

Protestat/ AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria

12:38 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com