GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raportimet: Drejtori i doganave Gent Gazheli trasferoi drejt Zvicrës me çanta paratë e Belinda Ballukut

14:06 - 13/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raportimet: Drejtori i doganave Gent Gazheli trasferoi drejt Zvicrës me çanta paratë e Belinda Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burime pranë portalit Timoni.al, raportojnë se Genti Gazheli ka gjetur një shtëpi në Zvicër dhe po përgatit familjen për zhvendosje atje që në momentin do ndihet i rrezikuar nga ndonjë arrestim i mundshëm nga SPAK, të kërkojë azil në shtetin zviceran.

Burimi përmend gjithashtu se Gazheli thuhet se ka qenë i përfshirë në transferimin me çanta të parave të Belinda Ballukut drejt Zvicrës. Ai njihet si njeri i besuar i Ballukut dhe me bekimin e saj është i përfshirë në një sër skemash korruptive brenda doganave.

Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë edhe për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, lidhur me gjobën ndaj kompanisë Bankers Petroleum, me vlerë që arrin deri në 130 milionë euro. Hetimi paraprak filloi në vitin 2020, ndërsa çështja u referua më pas për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Fierit.

Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, njoftoi zyrtarisht Gazhelin mbi vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj Bankers Petroleum. Sipas kallëzimit, pas kërkesës së hetimeve tatimore, gjoba u rivlerësua në 130 milionë euro, por ky vendim, sipas burimeve, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, pavarësisht se ishte njoftuar dy herë me shkresë dhe email.

Dosja e SPAK përmban dy shkresa zyrtare, të cilat dokumentojnë zinxhirin e komunikimit, por deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, edhe pse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.

Burime konfidenciale raportojnë se Gazheli ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë, ndërkohë që dosja mbeti e papunuar. Shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, raportohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm dhe u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar në pozicion specialisti, një lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për të heshtur çështjen.

Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh, gjoba ndaj Bankers Petroleum është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së dhe deputeti socialist Erion Braçe. Ky zhvillim ka ngritur dyshime mbi lidhjet politike që, sipas burimeve, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.

Gazheli, i quajtur nga vartësit e tij “Drejtori i 2030-s”, pritet të përballet me kallëzime të tjera, të lidhura me shkelje në sektorin e akcizës dhe tregtinë e mallrave të ndjeshme. Çështja mbetet nën hetim, ndërsa publikimi i mëtejshëm pritet të sjellë zhvillime të reja mbi një prej drejtuesve më të diskutuar të doganave shqiptare.

/Timoni.al/

Etiketa: Belinda BallukuGent Gazheli

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com