GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raportit i Auditit: Pronat publike pa inventar, s’dihen sa janë, ku dhe çfarë vlerash kanë

09:25 - 12/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raportit i Auditit: Pronat publike pa inventar, s’dihen sa janë, ku dhe çfarë vlerash kanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave raportoi se gjatë vitit 2023 janë identifikuar dobësi të konsiderueshme në regjistrimin dhe administrimin e aseteve të njësive publike.

“Ka mangësi materiale lidhur me: plotësinë, ekzistencën, përkatësinë, si dhe pasaktësi në hartimin e regjistrit të aseteve, çka përbën një faktor risku potencial në mirë-administrimin e pronës publike”, thuhet në raportin vjetor 2023 të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik.

Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë ( shiko linkun https://financa.gov.al/pasqyrat-financiare/). Mirëpo që nga ajo kohë, miliarda lekë janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e aseteve publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.

Duke shpjeguar ecurinë e këtij procesi, më herët Ministria e Financave shpjegoi se metodologjitë e raportimit të aseteve janë miratuar, por entet publike nuk po tregohen të afta t’i zbatojnë.

Drejtoritë e Auditit në entet publike kanë raportuar në Ministrinë e Financave për mungesë të regjistrit të aktiveve të qëndrueshme si pyje kullota plantacione, ndërtime dhe konstruksione, rrugë, mjete vepra ujore përveç vlerës fillestare të kontabilitetit nuk përmban kërkesat specifike të përcaktuara në udhëzimin përkatëse.

Raporti i Ministrisë së Financave vë në dukje se, ekziston informacion i paplotë dhe jo i qartë lidhur me inventarin e aktiveve të qëndrueshme, gjë që vështirëson verifikimin fizik të tyre dhe vlerësimin nëse ky inventar është kryer në mënyrë korrekte për vetë hapësirën territoriale të Bashkive. Fletët e inventarit janë të panënshkruara nga komisioni, por vetëm nga punonjësit me përgjegjësi materiale.

Gjetjet kryesore në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar evidentojnë mungesën e kartelave të aseteve sipas viteve të vënies në punë, vlerës fillestare, amortizimit të akumuluar dhe vlerës së mbetur. Mungon vlerësimi mbi asetet stok, për vënien në eficencë apo nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre.

Asetet publike nuk regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, teksa është vënë re plotësim i gabuar i pasqyrave financiare, thuhet në raportin e 2023 të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave.

Mungesa e inventarit të aseteve publike (rrugë, hekurudha, ujësjellës, objekte publike etj) e vë qeverinë para të panjohurave në lidhje me pasuritë publike, vlerën e tyre dhe shkallën e amortizimit, duke vështirësuar në të njëjtën kohë mënyrën e ndërhyrjes nëpërmjet investimeve për mirëmbajtjen e tyre.

/Monitor.al/

Etiketa: Pronaprona publike

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Vrasja e ish-drejtorit të OST-së në 2016, dënohet me burgim të përjetshëm Dorjan Keqi

Vrasja e ish-drejtorit të OST-së në 2016, dënohet me burgim të përjetshëm Dorjan Keqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com