GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rash në kurth”, Rama shfajësohet për mediat italiane: Më thanë se…

10:36 - 10/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rash në kurth”, Rama shfajësohet për mediat italiane: Më thanë se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama postoi dy ditë më parë në rrjetet sociale, një meme për eksodin e shqiptarëve drejt Italisë në vitin 1991, dhe italianët që në vitin 2023 vijnë në Shqipëri.

Kjo meme e Ramës për turizmin në vendin tonë, mesa duket nuk është mirëpritur aspak mirë nga italianët.

Media të njohura kane reaguar në lidhje me meme-n, ndërkohë edhe “La Republika” e cila ka bërë një shkrim promovues ndaj turizmit në vendin tonë para pak ditësh, ka intervistuar kryeministrin në lidhje me këtë meme.

Sipas gazetës italiane, më 8 gusht 1991, rreth shqiptarët u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë atje, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri.

E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e kanë parë të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet social.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ironizon me një meme sociale: “Eksodi në të kundërt”, duke u tallur me bumin e turizmit bregdetar në dëm të Pulias me thënien “Ende nuk keni parë gjë akoma”.

La Republika: Një meme me foton e anijes Vlora e 8 gushtit 1991, me dyzet mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i shndërruar: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri.

Pyetje: Kryeministër Edi Rama, si ju lindi idea ta postoni meme-n në Instagram?

Rama: Rash në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë në rrjetet sociale më thanë se ishte një meme. E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne.

Në çfarë kuptimi?

Rama: Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni italianë.

Është provokim i juaji?

Rama: Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën. Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet nëntëdhjetë dhe zbuluam Lamericën, si në filmin e Gianni Amelio.

Etiketa: debati per memenEdi RamaKryesore1La Republika

Lajme të lidhura

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti
Breaking Views

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in
Breaking Views

Ervin Salianji: PS bllokoi thirrjen e Ermal Beqirit, që kërkova në Komisioni Hetimor për TIMS-in

15:00 - 21/12/25
Para
Plagosja e Kalemit, detaje nga operacioni i policisë greke. Dyshimet

Plagosja e Kalemit, detaje nga operacioni i policisë greke. Dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com