GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rastet kur Ahmetaj s’mund të ekstradohet, avokati zbulon detajet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Arrestimi i Arben Ahmetajt’, ja kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mund të sillet në Shqipëri, nëse shpallet në kërkim ndërkombëtar, vetëm nëse autoritetet shqiptare provojnë se ndjekja e tij nuk është politike, por vetëm penale.

Avokati Beci tha se Ahmetaj mund të përfitojë nga Konventa Evropiane e Ekstradimit e vitit 1957, e cila thotë se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa, nëse ka qëllime dhe synime politike

“Autoritetet shqiptare duhet të provojnë që dyshimi është i arsyeshëm, i bazuar në prova dhe nuk është i lidhur me një shkak politik, siç quhet në Konventën Evropiane të Ekstradimit. Konventa e vitit 1957 në nenin 3 shpjegon se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa, në rast se është krijuar një fabul që në pamje të parë duket kriminale, por nga mbrapa ka shtysa politike dhe mund të rëndojë pozitën politike të personit.

Shqipëria, kur ka firmosur Konventën për të Drejtat e Njeriut, ka një nen ku thotë: “Çdo shtet ka të drejtë dhe rezerva të mos ekstradojë shtetasit e vet. Një gjë të tillë e bën edhe shteti tjetër, në rastin konkret Britania dhe që të zgjidhet ky ngërç duhet një marrëveshje e përbashkët, bazuar në Konventën Evropiane.

Shqipëria me Britaninë dhe Irlandën e Veriut ka një marrëveshje dypalëshe dhe të dyja vendet heqin rezervat që ka Konventa Evropiane, që do të thotë se nuk ka pengesë ekstradimi si për këtë person, ku gjykata do të shohë nëse ky person ndiqet politikisht, a mund të rëndohet për shkak të pozitës së tij politike dhe e treta do të dënohet me vdekje, që është e përjashtuar automatikisht se nuk ekziston.

Akuza ndaj Ahmetajt është komplet penale, nuk ka lidhje me aspektin politik. A e ka rënduar politika për ta rënduar pozitën e tij? Kjo mbetet për t’u diskutuar. Në rast se ka pasaportë rumune dhe ndodhet në Rumani, ne nuk kemi marrëveshje dypalëshe me Rumaninë dhe sërish hyn në lojë Konventa e Ekstradimit dhe nuk e ekstradojmë dot”, tha avokati Eugen Beci.

Etiketa: AhmetajbeciekstradimeSpak

Lajme të lidhura

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
Para
Mori lajmin e keq nga klubi i Chelsea, Broja: Durim

Mori lajmin e keq nga klubi i Chelsea, Broja: Durim

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra...

Lexo më shumë
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com