GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rastet me Covid dhe grip, sa persona po trajtohen te Infektivi?

17:21 - 12/01/24
në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19 në vend, 75 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rastet e infektimeve me coronavirus janë të pakta në popullatë. Epidemiologu Ilir Alimehemti, në një intervistë për Euronews Albania, pohon se nuk përjashtohet mundësia që nënvarianti i ri JN1 të jetë i pranishëm, por kjo nuk duhet të na frikësojë.

“Nënvarianti më i fundit JN1 është po nënvariant omicron, ky omicron e ka zënë skenën prej 2 vjet e sa, prej nëntor i 2021, e këtej ky variant zuri vendin dhe është shumë vështirë të vijë një tjetër, sepse ky duket shumë i përshtatur me njeriun. Fatmirësisht për ne këtij i mungon një rrugë virologjike, që do të thotë i godet më pak mushkëritë sesa variantet e mëparshme. Ka raste që komplikohen, po mundësia është më e vogël, pra 80% më pak i rrezikshëm se Delta është Omicron dhe ne e kemi kaluar COVID thuaje të gjithë. Ai imunitet është vendosur dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi problematika spitalore”, thotë epidemiologu.

E kur bëhet fjalë për injektimin e vaksinës anti-COVID, epidemiologu thonë se duhet të jenë mjekët e familjes ata që vendosin nëse duhet aplikuar.

“Për mosha të vjetra shumë të sëmurë, patjetër mjeku mund ta këshillojë, se duan ta mbrojnë nga gjithçka, por për njerëzit e shëndetshëm s’ka arsye”, shprehet ai.

Pavarësisht shifrave në rritje të personave të prekur nga gripi, Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik.

“Është thjesht dimër dhe është një situatë jo alarmante, sepse po të kishte qenë alarmante do ta vinim re që në gusht, duke studiuar Australinë, që është hemisferë jugore që do të thotë se atje është dimër kur këtu është verë, p.sh n.q.s ne vjet në ‘22, kishim një alarm nga Australia dhe erdhi sivjet, kjo s’ka ndodhur, pra jemi në një situatë në mesataren”, thekson mjeku.

Një tjetër faktor që sipas ekspertëve tregon se situata është e qetë, janë shtrimet tejet të pakta në spital. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen vetëm 10 pacientë si pasojë e komplikacioneve nga gripi dhe COVID.

Etiketa: alimehmetiinfektivirastet

Lajme të lidhura

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës
Aktualitet

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Para
OKB: Izraeli ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin humanitar

OKB: Izraeli ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin humanitar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Lexo më shumë
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com