GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti i rrallë i Ballës/ KPK nuk jep dot vendim për vetting-un e kreut të KLP-së

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rasti i rrallë i Ballës/ KPK nuk jep dot vendim për vetting-un e kreut të KLP-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre anëtarët e Komisionit të vetting-ut kanë votuar të përçarë për kreun e KLP-së që është një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi.

Xhensila Pine dhe Alma Faskaj kanë vendosur që të ndërpresin Vetting-un ndaj Alfred Ballës, sepse sipas komisionit, zyrtari e ka humbur statusin e magjistratit duke qenë se prej 2017 ishte pushuar nga puna nga kryetari i Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të një kontrate 5-vjeçare si ndihmës ligjor.

Por, kundër shprehet anëtarja e tretë Valbona Sanxhaktari që në mendim pakice arsyeton se vettingu duhet ta konsiderojë këtë situatë si dorëheqje të kryetarit Balla për t’iu nënshtruar kontrolleve e për pasojë në zbatim të Kushtetutës, nga ndërprerja e këtij procesi, atij duhet t’i ndalohet e drejta për të qenë pjesë e segmenteve të drejtësisë për 15 vite.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ishte në gjendje të japë një vendim konfirmimi në detyrë apo shkarkimi nga detyra të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që është qeveria e prokurorisë.

Për Alfred Ballën, shkak për këtë vendim u bë pozicioni i mëparshëm që ai ka mbajtur si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Duke përmendur konfliktin gjyqësor që Balla hapi në administrative me kundërshtimet për largimin nga puna, KPK kujton se Alfred Balla e humbi përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit.

Nga ana tjetër, zyrtari i rëndësishëm i KLP-së rezulton të ketë fituar një vend në këtë institucion si anëtar i shoqërisë civile dhe jo si i votuar nga drejtësia.

Ky vendim u dha në një kohë kur ONM kërkoi vetting-un me prioritet të kreut të KLP-së.

Me një total prej 805 gjyqtarësh e prokurorësh që ju nënshtruan vetting-ut, u përfshinë edhe ndihmësit ligjore të gjyqtarëve të lartë si edhe anëtarët e dy institucioneve të reja.

Nga nisja e vetting-ut janë kontrolluar 667 gjyqtare e prokurorë, ndërkohë që mbeten ende për t’u kontrolluar edhe 138 të tjerë./TopChannel

Etiketa: alfred ballaKLPVetting

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Para
Ka një arsye pse meshkujt nuk tërhiqen nga astrologjia…

Ka një arsye pse meshkujt nuk tërhiqen nga astrologjia...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com