GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paditë në Strasburg/ Kryetarja e Kushtetueses: Të zbatohen vendimet e GJEDNJ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Zaçaj i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, ku i tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar.

Zaçaj paralajmëroi se çdo tendencë për të anashkaluar vendimet e saj cenon besimin publik në drejtësi dhe rrezikon themelet e qeverisjes demokratike.

“Mos të harrojmë se, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t’u zbatuar, ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.

Këto vendime kanë udhëhequr arsyetimin e sotëm ligjor e gjyqësor, por Gjykata, në interpretimin e Kushtetutës si një ‘instrument i gjallë’, kujdeset që teksti i saj të jetë i aftë të përshtatet me sfidat dhe zhvillimet e reja, duke zhvilluar kështu edhe konceptet e saj.

Përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese jo vetëm minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike,” tha Zaçaj.

Spiropali, e cila dukshëm u kap e pa papërgatitur për “tërheqjen e veshit” që i bëri kryegjyqtarja, tha se vendimet e Kushtetueses duhet të jenë më të qarta.

Tërheqja e vëmendjes nga ana e Zaçajt vjen pas disa rasteve të mos zbatimit të vendimeve nga Kuvendi të vendimeve të Kushtetueses. Rasti që ka pasur më tepër vëmendje është vendimi i Kushtetuese për rrëzimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Etiketa: Elisa SpiropaliHolta ZaçajZacaj

Lajme të lidhura

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind
Aktualitet

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi
Aktualitet

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

13:41 - 09/11/26
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro
Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Para
Vlorë/ 17-vjeçarja dërgohet në spital me plumb në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë

Vlorë/ 17-vjeçarja dërgohet në spital me plumb në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind
Aktualitet

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26

Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë rikthyer në Komisionin për Reformën Zgjedhore, ku bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë...

Lexo më shumë
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

13:41 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26
Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

Berisha: “Albanian File”, dosja e 523 projekteve që dëshmon kapjen e qeverisë nga kartelet e drogës

12:42 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com