GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti “Monstra” në Maqedoni, flet eksperti serb i sigurisë: Iu montua shqiptarëve, nga Rusia

në Aktualitet, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Rasti “Monstra” në Maqedoni, flet eksperti serb i sigurisë: Iu montua shqiptarëve, nga Rusia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviç, ka thënë se Rusia ka tentuar të bëjë një puç në Maqedoni të Veriut, si dhe të tërheqë inçizimet inkriminuese, që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë për vrasjen e fëmijëve maqedonas.

Sipas tij, rusët nuk kanë dashur ta humbnin Maqedoninë e veriut, dhe për këtë ata kanë ndërmarrë disa hapa.

“Rusët nuk kanë guxuar ta humbin Maqedoninë. Për këtë shkak ata kanë dashur të bëjnë një puç. Për atë janë nisur me dhunë që të hyjnë në parlamentin e Maqedonisë, kanë dashur ta djegin e të bëjnë atentat në Zoran Zaev, si dhe t’i tërheqin inçizimet inkriminuese, që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë, që s’kishin të bëjnë me krimin e që ishin arrestuar e gjykuar padrejtësisht (rasti Monstra)”, ka thënë Trifunoviç.

Trifunoviç në një intervistë  për një medium maqedonas tha se incizimet tregojnë se ato regjistrime tregojnë se fëmijët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me atë rast, që kishte ndodhur në liqenin e Smilkovicit.

“Po, ato regjistrime tregojnë se fëmijët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me atë rast që kishte ndodhur. Dhe ata kanë dashur t’i nxjerrin ato regjistrime mu në ditën kur i kishin humbur zgjedhjet, që ta degin Maqedoninë”, ka thënë ai.

“Në atë moment, ju e dini për kë bëhet fjalë, e unë nuk do ta them emrin e tij, por ai njeri ishte hero dhe nuk e kishte dhënë atë regjistrim. Nuk e ka dhënë se ka pasur një presion të hatashëm, bëhet fjalë për një qytetar të Maqedonisë, e unë si serb sot mund t’i them patriotit maqedonas, që atë regjistrim nuk ka dashtë t’ia japë as shërbimit maqedonas e as atij serb, pra dua të them eksponentëve brenda dy shërbimeve që ishin në rrjetin e shërbimeve sekrete ruse. Ai regjistrim në atë moment nuk u është dhënë atyre njerëzve në atë moment, mendoj që është asgjësuar, e aty është shpëtuar Maqedonia. Një ditë për këtë do të flitet e shkruhet, unë jam takuar me atë person dhe në një mënyrë në atë moment i kam ofruar mbrojtje, jo në një mënyrë, por në mënyrë të drejtpërdrejt, e ai edhe është ende gjallë mu për këtë”, ka shtuar Trifunoviç.

Etiketa: Maqedoni e veriutrasti Monstra

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Humbjet në rrjetin e energjisë u rritën me 25.1 për qind

Humbjet në rrjetin e energjisë u rritën me 25.1 për qind

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com