GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rasti Xhaçka, PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS: Kanë konsumuar 2 vepra penale

11:13 - 02/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama lëshon edhe Xhaçkën? PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njofton se ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal.

Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. …4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

“Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi”, njofton PD.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale.

Etiketa: Kryesore1Olta XhackaPDSpak

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur

Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com