GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Re të zeza mbi kandidaturën e Erion Veliajt në Tiranë

18:57 - 26/07/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
KPP ‘vërteton’ denoncimet e Gijotina.com, Erion Veliaj më problematiku me tenderët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Që Erion Veliaj është kandidati më i dobët i Partisë Socialiste për Tiranën në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, e konfirmon edhe zgjedhja e Ramës për të promovuar kandidatura të tjera brenda kësaj partie. Vetë Veliaj mundohet të mbajë radhët ngjeshur duke bindur të tijët që Edi Rama ka frikë nga ai, prandaj po mundohet të sabotojë kandidimin në zgjedhjet lokale të radhës. Sigurisht që Rama e di këtë dhe pranon ta dëgjojë vazhdimisht si arsye shtesë për të qeshur me të emëruarin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Prej shumë kohësh, një grupim njerëzish të fuqishëm në Partinë Socialiste kanë vendosur të bashkojnë forcat për të larguar Erion Velinë nga kupola e pushtetit. Në fakt, ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me trashëgimtaren e Partisë së Punës. Ai nuk vjen nga asnjë prej familjeve të Byrosë Politike apo Bllokut të dikurshëm. Në politikë, ai ka hyrë si sabotator i pushtetit të socialistëve dhe si bashkëpunëtor i Berishës. Ndërsa në krye të Bashkisë së Tiranës ai ka sjellë një grupim njerëzish të afërt me të dhe pa asnjë lidhje me trupin elektoral e politik të partisë që i ka dhënë dy mandate si kryebashkiak i kryeqytetit.

Edhe pse shpeshherë kanë qenë nën goditjet e Ramës, ky grupim nuk është dobësuar aspak brenda Partisë Socialiste. Përkundrazi, duke parë edhe lidhjen e fortë ndërmjet Ramës dhe Veliajt, ata kanë shtuar përpjekjet për të zhdukur politikisht Veliajn sepse janë të vetëdijshëm se nëse ai merr Partinë Socialiste, aty nuk do të ketë më vend për ta. Gjithashtu kryebashkiaku njihet si politikan i pamëshirshëm ndaj rivalëve, kundërshtarëve dhe kritikëve. Prandaj ata e dinë se me pushtetin e tij të madh në drejtësi, fati i tyre është i përcaktuar.

Ky grupim i përbërë nga ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, sipërmarrës dhe baza e Partisë Socialiste kanë tashmë edhe kandidaturat e tyre për Bashkinë e Tiranës. Edhe lëvizjet e fundit në qeveri, nuk e kanë prekur aftësinë e këtij grupimi për të projektuar influencë dhe pushtet brenda partisë së tyre dhe në opinionin publik. Për këtë arsye, duket qartë se përcaktimi i kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranën nuk do të jetë një sfidë e lehtë për Edi Ramën. Ka shumë gjasa që grupi i politikanëve të lartë socialistë t’i lërë Ramës zgjedhjen ndërmjet qeverisë ose Erion Veliajt.

Megjithatë, një zhvillim tjetër i madh në korridoret e drejtësisë po e përcakton jo pak kandidatin e të majtës për Bashkinë e Tiranës. Dosja e inceneratorëve dhe disa dosje të tjera të nxehta duket se do të hanë kokat e shumë figurave të rëndësishme në të majtë të politikës shqiptare. Megjithëse këto dosje do të prekin si kundërshtarët e Veliajt, ashtu edhe grupin e tij, Veliaj është një ndër më të rrezikuarit prej këtyre proceseve. Ndërkohë në grupimin kundërshtar, disa figura potenciale për të rivalizuar nga brenda partisë kryebashkiakun e Tiranës duket se do të dalin të paprekur.

Paralelisht me kushtëzimin e votës në Parlament për qeverinë Rama, kundërshtarët e Veliajt kanë në dorë edhe gurin edhe arrën kur vjen puna tek dosja e inceneratorëve. Fjala bie, edhe pse Ahmetaj u shkarkua dhe disa media të sponsorizuara nga Veliaj e kanë projektuar si një prej të arrestuarve të vjeshtës nga SPAK, dihet botërisht, edhe me konfirmim nga opozita, se Ahmetaj nuk ka asnjë përgjegjësi në atë dosje. Ai ishte burimi kryesor i informacioneve që rridhnin drejt opozitës apo medias lidhur me këtë aferë. Ndëshkimi për këtë ishte largimi nga qeveria.

Nga ana tjetër, kryebashkiakut të Tiranës do t’i duhet shumë luftë për të shpëtuar kokën e tij nga satra e drejtësisë së reformuar. Nuk dihet se sa janë provuar nga anti-mafia italiane lidhjet e tij me pastrimin e parave të Ndragheta-s me ndërtimet e larta në Tiranë. Pastrimi i qytetit është gjithashtu një skemë shumë e diskutueshme dhe bashkia e drejtuar nga Veliaj ka krijuar disa ortakëri me kompani italiane të akuzuara përtej Adriatikut si skema të organizatave të mafias.

Si rrjedhojë, vetë Veliajt mund t’i duhet të zgjedhë ndërmjet kandidimit nën hijen e një arrestimi të mundshëm dhe tërheqjes nga kandidimi në shkëmbim të lirisë. Vjeshta që vjen do të sjellë zhvillime në politikën shqiptare, por zhvillimet më të forta pritet të jenë, sërish, brenda mazhorancës. Dhe kandidatura e Tiranës do të jetë molla më e madhe e sherrit mes socialistëve.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Disa kanë çmime marramendëse, si e nxiti pandemia biznesin e lodrave

Me përmbajtje të lartë kimike/ Bllokohen 2.000 artikuj të rrezikshëm për fëmijët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar disa pasuri të shtetasit E.Sh., i...

Lexo më shumë
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com