GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reagime të ashpra ndaj kreut të KLP-së, pas propozimit për të ndaluar bojkotin e avokatëve me ligj

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e avokatëve, KLP i paralajmëron: Do i ndalim me ligj grevat dhe bojkotet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e krijuar me seancat gjyqësore nga ana e avokatëve të cilët prej ditësh vijojnë bojkotin në gjithë vendin ka nxitur Këshillin e Lartë të Prokurorisë të nisë procedurat për hartimin e një ligji për ndalimin e bojkotit të gjyqeve. Paralajmërimi vjen nga kreu i KLP-së, Alfred Balla, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se bojkoti i seancave penale me të arrestuar ku një pjesë mund të jenë të rrezikshëm është një vendim ekstrem.

Balla thotë se avokatët si profesionistë të lirë mund të ofrojnë ose jo ndihmë juridike për qytetarët, por avokatët e caktuar kryesisht ashtu si kanë komoditetin që një pjesë të punës ua gjen shteti, ashtu duhet të marrin përsipër detyrimin tu përgjigjen gjykatave dhe prokurorive.

Kaq ka mjaftuar që reagimet kundër këtij propozimi të vërshojnë në faqen e kreut të KLP, të cilët thonë se në situatën në të cilën ndodhet drejtësia gjithçka duhet bojkotuar në mënyrë që shkatërrimi i gjyqësorit të mos ndodhë.

Avokati, Jordan Daci, shpreh keqardhjen që një propozim i tillë vjen nga një person që pavarësisht detyrës aktuale vjen nga radhët e avokatisë.

Sipas Dacit, të ndalosh me ligj bojkotin e avokatëve i bie që këtu merr fund çdo pari themelor i së drejtës dhe vetëm për shtet demokratik dhe të drejtës nuk flitet.

Në vijim Daci thekson se nuk gjen dot një marrëzi më të madhe sesa  kur kryetari i KLP mendon ose dëshiron të propozojë të shkelen të paktën rreth 10 parime themelore kushtetuese.

Daci e fton Ballën të shqetësohet për faktin sesi një vend demokratik, palë e lartë kontraktuese e KEDNJ zhvilluan gjyqe penale dhe masa sigurie pa mbrojtës ndonëse mbrojtja është e detyrueshme dhe jo të thotë që bojkotin er profesioneve të lira ta ndalojë me ligj.

Reagimi i plotë i Alfred Ballës:

KLP-ja shpreh shqetësim për moszgjidhjen me forma të tjera të pretendimeve të avokatëve shqiptarë për sa i takon projekt hartës së re gjyqësore. Ne me ligj nuk kemi qenë pjesë e hartimit të hartës, ndonëse personalisht mendoj se duhet të caktohet në ligj që të jemi si KLGj-ja dhe MD-ja në grupet e punës. Si Këshill dhamë vetëm një opinion mbi vendimarrjen e KLGj-së dhe ishim dakort në parim me projektin pasi ai nuk bie ndesh me interesat e sistemit të prokurorisë. Sistemi i prokurorisë tek ne është i ndërlidhur e vepron pranë atij gjyqësor.

Këtë dakordësi me hartën e ka shprehur edhe Prokurori i Përgjithshëm i cili ndryshe nga ne, ka qenë pjesë e konsultimeve publike nëpër Shqipëri këtë 6 mujor. Për hartën e re gjyqësore, këndvështrimet ligjore, praktike, teorike, rajonale etj., janë normale të jenë pa fund. Personalisht mendoj se zëri i avokatëve duhet dëgjuar në tavolinë.

Nga ana tjetër bojkoti i seancave penale me të arrestuar ku një pjesë mund të jenë të rrezikshëm, më duket ekstrem. Avokatët si profesionistë të lirë mund të ofrojnë apo jo ndihmë juridike për qytetarët, por avokatët e caktuar kryesisht, ashtu si kanë komoditetin që një pjesë të punës ua “gjen” shteti, ashtu duhet të marrin përsipër detyrimin t’u përgjigjen gjykatave dhe prokurorive.

Mundet që iniciativa jonë ligjore e radhës të jetë për të ndaluar me ligj bojkotin ose grevën në këtë pjesë të mbrojtjes (masa sigurimi, asistenca gjatë marrjes në pyetje e të miturve, verifikimi i kushteve të zbatimit të masave të sigirimit personal etj.)

Ashtu si dhe në disa sektorë jetësorë të shoqërisë shqiptare (polici, mjekësi, zjarrfikës etj.,) edhe këtu mund të vendoset një kufizim i tillë pasi interesi shoqëror për mbrojtjen nga eksponenti kriminal prevalon mbi atë të formulimit apo adresimit të kërkesave të një grupi shoqëror sado i rëndësishëm është ky grupim.

 

 

Etiketa: ashpraavokatetBojkotiKLPkreuligjpropozimireagime

Lajme të lidhura

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori
Aktualitet

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

22:19 - 08/10/26
“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime
Aktualitet

“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

22:07 - 08/10/26
Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët
Aktualitet

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

21:38 - 08/10/26
Para
U shkrumbuan 100 hektarë pyje, neutralizohen flakët në Krastë të Krujës

U shkrumbuan 100 hektarë pyje, neutralizohen flakët në Krastë të Krujës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori
Aktualitet

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

22:19 - 08/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha...

Lexo më shumë
“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

22:07 - 08/10/26
Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

21:38 - 08/10/26
Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

21:28 - 08/10/26
‘Tony Montana’ do të ekstradohet në Shqipëri, vrau 5 persona në 3 shtete

‘Tony Montana’ do të ekstradohet në Shqipëri, vrau 5 persona në 3 shtete

21:19 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com