GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Reagime të forta në Kosovë për përdhunimin e 11-vjeçares, institucionet dhe organizatat bëhen bashkë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagime të forta në Kosovë për përdhunimin e 11-vjeçares, institucionet dhe organizatat bëhen bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përdhunimi i një të miture para dy ditësh në Prishtinë, ka ngjallur reagimin e institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave, të cilat kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të dhunimeve ndaj vajzave. Një gjykatë në Prishtinë caktoi të hënën masën e paraburgimit prej një muaji, kundër dy personave, E.R dhe G.R nën dyshimin se kanë përdhunuar një të mitur para dy ditësh në kryeqytet. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se deri tash katër nga pesë të dyshuarit mbi këtë vepër, janë kapur nga autoritetet e rendit.

“Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë. Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër”, tha zoti Sveçla.

Përdhunimi për të cilin policia njoftoi në raportin 24 orësh të së shtunës, nxiti reagime të shumta në Kosovë. Presidentja, Vjosa Osmani, në një reagim në rrjete sociale e vlerësoi ngjarjen si “akt tronditës e çnjerëzor”, ndërsa kërkoi “një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës”. Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë, tha presidentja Osmani.

“Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve. Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi dënim meritor për përdhuniesit e vajzës 11 vjeçare.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor”, tha kryeministri në një reagim në rrjete sociale.

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësimin mbi këtë ngjarje, ndërsa bëri thirrje që të dyshuarit “pas vlerësimit të provave të marrin dënimin meritor konform peshës së veprës”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, “kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet, ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë pesë vjet deri në 20 vjet burgim efektiv”.

Rrjeti i Grave tha se mbi 70 për qind të rasteve të dhunimeve seksuale, viktima janë vajzat e mitura.

Zëvendës ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nita Shala, duke e vlerësuar përdhunimin e të miturës tronditës, njoftoi se të martën në mëngjes mblidhet me urgjencë Grupi i Përgjigjes Emergjente.

Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë vitit nga misioni i EULEX-it në Kosovë vë në pah se është dyfishuar numri i rasteve të përdhunimeve që raportohen në policinë e Kosovës. Raporti që ka vëzhguar sistemin e drejtësisë në Kosovë gjatë periudhës 2019 deri më 2021 tregon se shumica e viktimave të përdhunimit janë të mitura ndërsa shqetësues mbetet dënimi i ultë i përdhunuesve.

Sipas EULEX-it gjatë periudhës së vëzhgimit, në policinë e Kosovës janë raportuar 228 raste të përdhunimit, 35 për qind prej tyre në Prishtinë./VOA/

 

Etiketa: institucioneKosoveorganizataperdhunimireagime

Lajme të lidhura

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë
Breaking Views

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë
Breaking Views

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla
Aktualitet

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26
Para
Vuante nga kanceri, ndahet nga jeta këngëtarja e famshme

Arti në zi! Ndahet nga jeta piktori i njohur (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com