GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë pasi mazhoranca rrëzoi me 74 vota kundër projektligjin e dorëzuar nga opozita “Për Statusin e Minatorit”, minatorët dolën në protestë para Kryeministrisë.

Sindikatat e minatorëve, të zhgënjyer nga vendimmarrja e Kuvendit, kujtojnë premtimin që kanë marrë prej vitesh nga qeveria dhe statusin që ende nuk është bërë realitet.

“Kemi 35 vjet që protestojmë, por ne trokasim në derën e shurdhit sepse politika jonë 35-vjeçare është një politikë e shurdhër. Ne kërkojmë statusin pa frikë e turp”, tha ish-minatori Qani Shino.

Minatorët kanë dorëzuar edhe një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe paralajmërojnë se nuk do të ndalen në kërkesat për të drejtat e tyre.

“Ne do ta mbrojmë me jetët tona! Statusi do të merret se s’bën!”, tha ish-minatori Kadri Disha.

Vjeshta e vitit të kaluar ishte një periudhë protestash të shumta të minatorëve, sidomos të atyre në minierën e Spaçit, por edhe në qytete të tjera.

Në tetor 2024, një draft ligjor për Statusin e Minatorit, u depozitua në Kuvend nga Partia Demokratike. Projektligji parashikonte që paga e minatorëve të ishte jo më pak se dyfishi i pagës minimale, ndërsa e drejta për pension të parakohshëm të niste pas 25 viteve punë në minierë. Gjithashtu, për rastet e humbjes së jetës në aksident, familjarët do të përfitonin 50% të pagës mujore, si dhe bursa shkollimi për fëmijët.

Projektligji parashikonte gjithashtu trajtim mjekësor falas, dëmshpërblim për aksidentet në punë dhe mbulim të kostove për rikuperimin e dëmeve fizike.

Por mazhoranca i tha jo draftit me argumentimin se nuk sillte përfitime të mëdha për minatorët nga trajtimi aktual që ata kanë me ligj, ndërsa barra për buxhetin e shtetit do të ishte shumë e madhe.

gijotina.com/

 

Etiketa: Minatoret

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com