GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reagon deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë: Vetëm SHBA mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën

07:55 - 26/05/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagon deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë: Vetëm SHBA mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se vetëm SHBA-të mund ta detyrojnë presidentin Vuçiç të njohë Kosovën.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim,”- thotë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Deklaratat e presidentit Vuçiç se nuk do të njohë Kosovës, deputeti Shaip Kamberi i sheh si pjesë të fushatës së tij dhe se nëpërmjet këtyre deklaratave fshihen qëllime të tjera.
“Ai me këto deklarata po luan rolin e të fortit duke qenë në prag zgjedhjesh dhe po përgatitet për fushatë. Besoj se synimi i tyre nuk është më Kosova, por tregtia nëpërmjet Kosovës për territoret e Bosnjës”,- shprehet deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Zyrtarët e Luginës së Preshevës nuk janë ftuar akoma nga kryeministri Kurti për të shprehur qëndrimin e tyre për dialogu, deklaron Kamberi.
“Zyrtarët e Luginës së Preshevës zyrtarisht nuk janë ftuar nga qeveria e Kosovës, që të shprehim qëndrimin tone, por besoj që do jetë së shpejti. Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve sepse diskriminimi po zbras Luginën nga shqiptarët”, thotë Z. Kamberi.

Kërkesën e Serbisë për krijimin e Asosacionit te Komunave Serbe në veri të Kosovës, deputeti Kamberi e sheh si synim të Serbisë për të krijuar diçka autonome brenda Kosovës.

“Kërkesa e Serbisë për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës është prej fillimit të bisedimeve një kërkesë që kërkon të ndërtoj një situatë të ngjashme me atë, që kanë serbët në Bosnjë-Hercegovinë. Ata duan diçka autonome brenda Kosovës, e cila do ketë kompetenca të paralizojë vetë shtetin e Kosovës,”- tregon kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.

Mos reagimin e administratës së presidentit Biden për dialogun Serbi- Kosovë, Kamberi e sheh si të vonuar.
“Më duket i vonuar reagimi i administratës Biden, ndërsa angazhimi i presidentit Trump ishte cilësuar i nxituar. Ne kemi pritur që të kishin një reagim më të shpejtë. Tani duhet të presim një përgatitje më të mirë për të sjellë marrëveshjen përfundimtare,”- përfundon fjalën ai.

Etiketa: deputetiKosoveSerbiSHBAShqiptar

Lajme të lidhura

“E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua”, Korreshi tregon dramën e të afërmit: E rikthyen pas vdekjes
Aktualitet

Korreshi: Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare

10:13 - 16/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Para
Luigi Soreca pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Luigi Soreca pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

TË FUNDIT

“E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua”, Korreshi tregon dramën e të afërmit: E rikthyen pas vdekjes
Aktualitet

Korreshi: Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare

10:13 - 16/03/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo...

Lexo më shumë
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës

09:52 - 16/03/26
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu (Emrat)

09:29 - 16/03/26
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com