GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas lëndimit të gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.

Sipas organizatës, gazetari ka pësuar djegie pasi është ekspozuar ndaj ujit me përmbajtje irrituese të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës.

Muka ka deklaruar se ka përjetuar djegie të forta dhe se, pavarësisht kontaktit me shërbimin e ambulancës, nuk ka marrë ndihmë mjekësore.

Në reagimin e saj, organizata nënvizon se rasti i gazetarit të News24 vjen pas një serie incidentesh të raportuara ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestave në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, që prej përshkallëzimit të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale.

Rrjeti u bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojnë rrethanat e incidentit, të identifikojnë efektivët dhe njësitë e përfshira dhe të ruajnë provat. Njëkohësisht, kërkohet që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe organet e prokurorisë të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për pretendimet mbi përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës.

Reagimi

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për një tjetër incident të raportuar të përdorimit të forcës nga policia ndaj një gazetari që po mbulonte protestat në Tiranë.

Më 24 tetor, gazetari i News24, Klevin Muka, raportohet se ka pësuar djegie pasi është ekspozuar ndaj ujit që përmbante një substancë irrituese, të përdorur nga Policia e Shtetit.

Sipas raportimeve mediatike dhe dëshmisë së vetë gazetarit, Muka ka përjetuar djegie të forta pas ekspozimit ndaj ujit të hedhur nga një automjet policor me ujëhedhës. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte kontaktuar shërbimin e ambulancës, por nuk kishte marrë ndihmë mjekësore. Më 20 tetor, Muka raportohet se ishte shtyrë edhe nga efektivë të policisë ndërsa përpiqej të hynte në zonën ku po zhvillohej protesta.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), anëtar i Rrjetit SafeJournalists, që prej përshkallëzimit të protestave më 13 tetor janë raportuar 43 incidente ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit dhe sulme verbale nga përfaqësues politikë.

Lëndimi i Klevin Mukës është rasti më i fundit në një seri incidentesh që kanë vijuar pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura dhe thirrjeve të drejtpërdrejta për veprim institucional. Më 14 tetor, Rrjeti SafeJournalists dënoi dhunën e raportuar të policisë ndaj gazetarëve dhe, së bashku me organizatat partnere, u drejtua me një letër të hapur institucioneve më të larta shtetërore të Shqipërisë, duke kërkuar hetime të pavarura, masa parandaluese dhe mbikëqyrje parlamentare.

Ndërsa incidentet vijuan, në deklaratën e 18 tetorit, Rrjeti ngriti shqetësime serioze për mangësitë në mbikëqyrjen e veprimeve policore dhe llogaridhënien. Këto shqetësime kanë nxitur më pas edhe një reagim më të gjerë ndërkombëtar. Më 22 tetor, organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe europiane për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut iu bashkuan organizatave shqiptare dhe rajonale në një thirrje të përbashkët, duke kërkuar hetime të pavarura, llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për garantimin e të drejtave themelore dhe lirive qytetare në Shqipëri.

Pavarësisht këtyre thirrjeve të përsëritura nga organizata kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare me peshë, autoritetet përgjegjëse shqiptare ende nuk kanë dhënë një përgjigje përmbajtësore apo një raportim mbi masat e marra për hetimin e shkeljeve të raportuara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Fakti që një tjetër gazetar është lënduar vetëm dy ditë pas thirrjes së fundit të përbashkët nënvizon edhe më tej urgjencën për veprime konkrete institucionale dhe llogaridhënie.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të sqarojnë menjëherë rrethanat e lëndimit të Klevin Mukës, të identifikojnë efektivët dhe njësitë policore të përfshira, të ruajnë provat përkatëse dhe të zbatojnë masa efektive për mbrojtjen e gazetarëve gjatë operacioneve policore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe organet kompetente të prokurorisë duhet të garantojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për pretendimet mbi përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës, përfshirë mangësitë e mundshme në mbikëqyrjen e veprimeve policore, ndërsa autoritetet përkatëse shëndetësore duhet të sqarojnë mungesën e raportuar të ndihmës mjekësore.

Autoritetet duhet gjithashtu të japin një raportim transparent mbi masat e marra në përgjigje të incidenteve të mëparshme dhe të shpjegojnë se si do të parandalohen shkelje të tjera.

Mbrojtja e gazetarëve gjatë demonstratave është një detyrim themelor i shtetit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirshëm dhe në kushte sigurie, përfshirë edhe gjatë dokumentimit të operacioneve policore.

Etiketa: Klevi MukaKryesore1reagimSafe Journalst

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy
Aktualitet

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Aktualitet

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy
Aktualitet

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin paraprak të të lënduarve gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas të...

Lexo më shumë
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com