GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Real Madrid siguron triumfin e tretë, Arsenal bind ndaj Sevilla-s

23:16 - 24/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Real Madrid siguron triumfin e tretë, Arsenal bind ndaj Sevilla-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid siguron fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League pas triumfit 1-2 në transfertë ndaj Bragës, duke kryesuar Grupin C me pikë të plota.

Madrilenët zhbllokuan takimin që në minutën e 16’ me Rodrygon, që shënoi pas asistit të dhuruar nga Vinicius Junior.

Ndërsa në minutën e 61’, po me assist të Vinicius ishte Bellingham ai që gjeti rrugnë drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij,

Braga tentoi të reagoi dhe ia doli që të shënonte me Djalo në minutën e 63’, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2, me Rea,lin që kryeson grupin me nëntë pikë, teksa Braga qëndron në vend të tretë me tre pikë.

Ndeshja tjetër e Grupit C, ajo mes Union Berlin dhe Napolit përfundoi me fitoren 0-1 të kampionëve në fuqi të Italisë.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 65’ nga Raspadori që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Kvaratskhelias.

Pas ndeshjes së raundit të tretë, Union Berlin renditet në vend të fundit të Grupit C me zero pikë, teksa Napoli qëndron në vend të dytë me gjashtë pikë.

Manchester United-Copenhagen mbyllën raundin e tretë të Grupit A, me “Djajtë e Kuq” që fituan minimalisht me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga mbrojtësi, Harry Maguire, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 72’ pas asitit të Eriksen. Copenhagen pati mundësinë për të barazuar, por Larsson humbi penalltinë në minutën e 90+7′,

Pas kësaj ndeshje Manchester United renditet në vend të tretë të Grupit A me tre pikë, teksa Copenhagen qëndron në vend të fundit me një pikë.

Arsenal bind në transfertën e Sevilla-s, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2 dhe aktualisht kryeson Grupin B të Champions League.

Ishte Martinelli ai i cili zhbllokoi këtë takim, me golin e realizuar në minutën e 45+4’, teksa Gabriel Jesus dyfishoi avantazhin e “The Gunners” në minutën e 53’.

Sevilla nga ana e saj gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 58’ me Gudelj, por në fund takimi u mbyll me rezultatin 1-2, me Arsenal që kryeson me gjashtë pikë Grupin B, ndërsa Sevilla renditet në vend të tretë me dy pikë.

Lens-PSV u ndanë me barazimin 1-1, për vendasit realizoi Wahi në minutën e 65’, teksa miqtë e gjetën golin me Bakayoko në minutën e 55’.

Pas kësaj ndeshje Lens renditet në vend të dytë të Grupit B me pesë pikë, teksa PSV në vend të fundit me dy pikë.

Real Sociedad fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Benficas, me golin e vetëm që u realizua nga Mendez në minutën e 63’.

Kështu pas këtij triumfi Soicedad kryeson Grupin D me shtatë pikë, teksa Benfica qëndron në vend të fundit me zero pikë.

Etiketa: Real Madird

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Manjani ironizon: E rilindëm edhe Enverin, me summit Europian madje

Manjani: Reforma në drejtësi qenka bërë për të goditur opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët....

Lexo më shumë
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com