Real Madrid pëson një nga disfatat më të rënda sezonale duke u dorëzuar përfundimisht në një sezon plot ulje-ngritje në La Liga. Kampionët e Spanjës u turpëruan 4-2 në transfertën e Girona-s, duke pësuar “poker” golash nga një skuadër që lufton për mbijetesën.
Në ndeshjen e javës së 31, skuadra e Carlo Ancelottit u duke dorëzuar dhe me mendjen te sfida gjymsëfinale e Champions League kundër Manchester City.
Castallanos shënoi menjëherë dy gola të shpejtë por Vinicius replikoi në të 34-tën por ishte sërish Castallanos që shtoi dy gola të tjerë për të thyer përfundimisht skuadrën madrilene që ngushtoi disfatën me golin e Vasquez.
Pas 31 javëve, Barcelona kryeson me 76 pikë, 11 më shumë se Reali por katalanasit duhet të luajnë nesër në fushën e Rayop Vallecano-s.
Discussion about this post