GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Reali tregon ‘dhëmbët’ përballë suprizës Girona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Gironas duke rimarrë kreun e tabelës në elitën e futbollit spanjoll.

Në dhjetë minutat e parë të ndeshjes, iniciativa i takoi vendasve të cilët patën dy mundësi të mira shënimi përmes Yangel Herreras dhe Artem Dobvyk por që të dyja përfunduan jashtë kuadratit të portës.

Llogarinë e golave në këtë ndeshje e hapi Joselu i cili shënoi në minutën e 17-të pas një asistimi fantastik nga anglezi Jude Bellingham. (1-0)

Vetëm disa minuta më vonë, madrilenët arritën të dyfishojnë epërsinë, kësaj radhe përmes Aurelien Tchouameni i cili shënoi në minutën e 21-të me kokë pas krosimit nga Toni Kroos. (2-0)

Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati më raste të mira shënimi dhe Real Madrid shkoi në pushim me epërsi prej dy golash.

Në minutat e para të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 50-të, Girona pati mundësinë për të zbutur diferencën përmes David Lopez, gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri mysafir Kepa Arrizabalaga. Goli i tretë dhe ai që vulosi fitoren e thellë të Los Blancos erdhi në minutën e 71-të, ku realizator kësaj radhe ishte Jude Bellingham i cili shfrytëzon një asistim nga veterani Joselu për të shuar të gjitha shpresat e vendasve.

Pak çaste pa përfunduar takimi, Nacho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme në lojtarin kundërshtar Portu.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid gjen veten si lider i La Ligas me 21 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga Barcelona në vendin e dytë me një pikë më pak.

Etiketa: Reali

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Ukraina bombardon tankun rus (VIDEO)

Ukraina bombardon tankun rus (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun

14:25 - 23/10/26

Nënkrytari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi nuk...

Lexo më shumë
Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com