GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

12:56 - 19/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se “Durana Tech Park” është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për të favorizuar biznesmenët e afërt me qeverinë.

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Shehaj theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht. Gjatë seancës plenare, ai nxori një foto në Kuvend, duke thënë se nga një projekt me vizion i shumë reklamuar dhe shtoi se tani është një “fushë me lopë”.

“Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk do të paguajnë taksa, zero taksa se kjo është mënyra  e vetme që ta të shkojnë të investojnë në Durana Park. Iu thatë shqiptarëve se ju do të paguani taksa, ata nuk do të paguajnë. Ky ishte projekti që ju reklamuat. Ky është realiteti (nxjerr foton), fushë me lopë. Ju nuk u dorëzuat, thatë nuk e bëmë dot këtë fizikisht por mund ta bëjë virtualisht, dhe me kolegen tuaj drejtoreshën e Korporatës së Investimeve ratë dakord ta bënit virtualisht.

Rastësisht një muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, Ermal Beqiri krijoi një shoqatë me biznese në fushën e teknologjisë. Beqiri, i plotfuqishmi i tenderave të AKSHI. Dhe si për rastësisht pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara në këtë, u regjistruan në Durana park. U regjistruan 46 biznese virtualisht, dhe nga të cilat, 2/3 janë të Beqirit. E gjithë kjo skemë ishte një skemë mashtrimi, që t’u jepte mundësinë Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanajt që përveçse të merrte lekët nga arkat e shtetit, të kishte mundësinë të mos paguante asnjë taksë.”, tha Shehaj.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj e paraqiti projektin si një nismë për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e start-up-eve teknologjike, duke mohuar akuzat për parajsë fiskale ose favorizim të biznesmenëve të caktuar.

“Një projekt  që javët e fundit ka marrë baltë, llum, por e vërteta për të nuk është folur dot sepse mediat janë mbytur me llumin që rivjen, i cili s’i hyn në detaj analizën dhe merr cdo gjë mundet për të hedhur tym mbi vizionet e qeverisë. Ky është një projekt që prek zhvillimin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse interpelancën po e bëj unë dhe jo ministri i Financave. Ka një komponent të politikës fiskale, por në masë është projekt i zhvillimit ekonomik.

Çdo përdorues që hyn në Durana përfiton nga lehtësirat fiskale dhe nuk janë aty për evazion. Lehtësirat fiskale përdoren gjerësisht nga qeveritë për nxitjen e sektorit prioritar. Teknologjia, inovacioni. Subjektet që marrin status përdorues, kur bëjnë shkelje,e  humbinn këtë status. Subjektet i nënshtrohen legjislaiconit shqiptar. Nuk jemi në kushtet e parajsës fiskale”¸tha ajo duke përmbyllur se “shteti ka fituar, nuk ka humbur”.

Megjithatë, investigimet tregojnë një panoramë tjetër, Durana Tech Park nuk ka filluar të ndërtohet fizikisht, por tenderi për furnizimin me energji elektrike, i planifikuar nga Drejtoria Rajonale e Sistemit të Shpërndarjes Tiranë, u hap në shtator 2025 dhe u fitua në tetor, megjithëse nuk ekziston asnjë strukturë fizike.

Etiketa: IbrahimajShehaj

Lajme të lidhura

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut
Aktualitet

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26
Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes
Aktualitet

Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

12:54 - 19/02/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë...

Lexo më shumë
Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

13:50 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26
“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

12:56 - 19/02/26
Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

12:54 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com