GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës

12:50 - 26/09/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me drejtuesit e opozitës për të diskutuar në lidhje me tensionet në rritje me Serbinë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për makinat që hyjnë nga ky vend.

Në takimin ku morën pjesë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti i informoi ata në lidhje me situatën si dhe mori mbështetjen për veprimet e deritanishme.

“Takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim të informimit të partive opozitare për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në veri të Kosovës. U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit kosovar. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve paraprake aty janë hedhur dy granata dore, por të cilat “nuk kanë shërthyer”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut rrugës për në Bërnjak. Përveç kësaj, ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 25 shtator ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Më herët gjatë të shtunës, Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po sulmojnë shtetin tonë dhe po cënojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai tha se akte të tilla nuk do të tolerohen, ndësa u bëri thirrje qytetarëve në veri të vendit që të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet. Më herët gjatë të shtunës, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se kundër veprimeve të tilla, qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë vendimin për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, në tërë territorin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se qeveria duhet të marrë masa për të siguruar jetën e pjesëtareve të policisë së Kosovës si dhe të gjithë qytetareve në veri të Kosovës.

Kreu i partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në veri është e papranueshme. Ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë, Haradinaj ka thënë se mbështet qeverinë dhe policinë e Kosovës.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, tha Haradinaj.

Për situatën në veri kanë reaguar kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit me ftesë të Albin Kurtit pritet të vizitojë nesër Kosovën.

Kohët e fundit, raporti mes Ramës dhe Kurtit ka qenë mjaft i ftohtë, shkak janë bërë diskutimet dhe qëndrimet për nismën “Open Balkan”, ku shpesh herë mes dy krerëve të qeverive janë përplasur në distancë me njëri-tjetrin.

Kurti ka thënë se kjo nismë është  kundër interesave të shtetit që drejton, duke kërkuar më shumë bashkëpunim midis shteteve shqiptare. Ndërsa, shefi i qeverisë shqiptare është shprehur se Kosova nuk mund t’i japë leksione Shqipërisë dhe se duhet të respektojë vendimet e saj.

Ditën e djeshme ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke shprehur shqetësim për sjelljen e Serbisë, ndërsa i bëri thirrje të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit pasi po provokojnë dhunë.

Për situatën në Kosovës kanë reaguar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve mes dy vendeve dhe nisjen e dialogut.

Që prej ditës së hënë situata ka qenë e tensionuar në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, ku pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin për targat serbe, këta të fundit në shenjë proteste bllokuan rrugët në veri. D.L/Gijotina.com

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

12:14 - 12/01/26
Para
Ish-ylli i City-t var këpucët në gozhdë në moshën 34-vjeçare

Ish-ylli i City-t var këpucët në gozhdë në moshën 34-vjeçare

TË FUNDIT

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26

Avokatët e liderit të opozitës kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen "Partizani" që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

12:14 - 12/01/26
“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

12:01 - 12/01/26
Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet?

Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet?

11:50 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com