GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës, reagimet e ndërkombëtarëve

08:53 - 27/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 7 min
A A
Reciprociteti i targave, një javë tensione në veri të Kosovës, reagimet e ndërkombëtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, për të shtatën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë atje. Ndërsa shkak është bërë vendosja e masës së reciprocitetit për makinat që hyjnë nga shteti Serb.

Lidhur me këtë vendim  dhe kaosit të krijuar mes dy vendeve, ka patur një sërë reagimesh si nga shtetet të huaja edhe ato vendase, të u kanë bërë thirrje të vazhdueshme dy shteteve historike kundërshtare, për të ulur tensionet.

Reagimi i Josep Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të largojnë menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat në veri të Kosovës.

Borell shkruan në Twitter se po vazhdon të ndjekë nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se sipas tij, është i papranueshëm çdo provokim i mëtejshëm ose veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Unë vazhdoj ta ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar postblloqet. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën, ndërsa shtoi se të dy shtetet do të jenë përgjegjëse për çdo rrezik për sigurinë e komuniteteve lokale.

Reagimi i Vuçiç

Ka qenë presidenti Vuçiç ai i cili e ka nisur ditën më një reagim nda NATO- s duke u shprehur se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse ajo nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.

NATO ka kërkuar kthim në dialog dhe vetëpërmbajtje, kërkesë të cilën Vuçiç e ka refuzuar në mënyrë kategorike. Ndër të tjera, Vuçiç është shprehur  se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

Reagimi i Kurtit, mbledh këshillin

Në kulmin e tensioneve dhe për këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urdhëruar dy ditë më parë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Kurti thotë se Policia ka bërë një punë të shkëlqyer pasi të mos ishte për të do të ishin djegur edhe pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës. Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok” – tha ai.

Sa i përket helikopterëve e avionëve luftarakë rusë që po dërgon Serbia në kufi, Kurti thekson se po tenton nxitja e konflikti rajonal. Ai gjithashtu bëri u thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim etnik që të respektojnë ligjet dhe të mos nxisin dhunë.  

Reagimi i SHBA

Nga ana tjetër kujtojmë se ditën e djeshme lidhur me tensionin mes dy shteteve Kosovë-Serbi, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit u shpreh se SHBA po punon për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Reagimi i Rusisë dhe Gjermanisë

Po ashtu edhe Rusia ka konfirmuar mbështetjen ndaj Serbisë. Disa ditë më parë Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka parë nga afër bazën ushtarake të Serbisë në Rashkë, me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e Shtatit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç. Veç ambasadorit rus në bazën ushatarake në Rashkë ishte edhe i dërguari i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Zinchenko.

Për kaosin në veri, ka reaguar edhe ambasada gjermane e cila u ka bërë thirrje autoriteteve për uljen e tensioneve dhe dialog.

Reagimi i krerëve opozitarë

Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit kosovar. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve paraprake aty janë hedhur dy granata dore, por të cilat “nuk kanë shërthyer”.

Në orët e para të mëngjesit së 26 shtatorit, Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut rrugës për në Bërnjak. Përveç kësaj, ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

Reagimi i Vjosa Osmanit

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 25 shtator ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Më herët gjatë të shtunës, Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po sulmojnë shtetin tonë dhe po cënojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai tha se akte të tilla nuk do të tolerohen, ndësa u bëri thirrje qytetarëve në veri të vendit që të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet. Më herët gjatë të shtunës, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se kundër veprimeve të tilla, qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë vendimin për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, në tërë territorin e Kosovës.

Reagimi i Memli Krasniqit dhe Haradinajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se qeveria duhet të marrë masa për të siguruar jetën e pjesëtareve të policisë së Kosovës si dhe të gjithë qytetareve në veri të Kosovës.

Kreu i partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në veri është e papranueshme. Ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë, Haradinaj ka thënë se mbështet qeverinë dhe policinë e Kosovës.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, tha Haradinaj.

Reagim i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

Për situatën në veri kanë reaguar kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit me ftesë të Albin Kurtit ka mbërritur sot në Kosovë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Më 25 shtator ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke shprehur shqetësim për sjelljen e Serbisë, ndërsa i bëri thirrje të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit pasi po provokojnë dhunë.

Për situatën në Kosovës kanë reaguar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve mes dy vendeve dhe nisjen e dialogut.

Që prej ditës së hënë situata ka qenë e tensionuar në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, ku pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin për targat serbe, këta të fundit në shenjë proteste bllokuan rrugët në veri. 

Etiketa: reciprociteti i targaveSerbi-kosoveTension

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Festoi me shqiponjë pas fitores ndaj Romës, Sarri: Ajo fle pranë dhomës sime, ndonjëherë…

Festoi me shqiponjë pas fitores ndaj Romës, Sarri: Ajo fle pranë dhomës sime, ndonjëherë...

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com