GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reciprociteti për targat, zëdhënësi i BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet menjëherë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reciprociteti për targat, zëdhënësi i BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet menjëherë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryediplomati europian, Josep Borell ka kontaktuar mbrëmë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku ka filluar zbatimi i reciprocitetit me targa të përkohshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për Gazetën Express tha se janë duke e monitoruar në terren situatën, teksa ka ripërsëritur thirrjen që palët të ulin tensionet menjëherë.

Stano po ashtu u shpreh se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell ka kontaktuar liderët e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiçin.

“Ne thamë tashmë dje se liria e lëvizjes është një gur themeli i Bashkimit Europian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht situatën në terren dhe i bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të adresuar situatën në të gjitha nivelet. Përfaqësuesi i Lartë Borrell ishte në kontakt me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti mbrëmë, dhe Përfaqësuesi Special i BE -së Miroslav Lajčák është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët”, tha Stano për Express të martën.

Zëdhënësi i BE-së më tej tha se BE-ja pret që palët t’i adresojnë çështjen e targave në dialogun që ndërmjetësohet nga ta.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha sot ambasadorëve të QUINT-it se vendimi për targat e Serbisë nuk është provokim e as diskriminim. Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiç ka mbajtur sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, teksa kërkoi që Kosova të tërheqë policinë nga veriu ose do të përballet me masa pa sqaruar se çfarë masa do të ndërmarr.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-në në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën e krijuar në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Shtatzënë me binjakë, supermodelja ndan momentin emocionues me ndjekësit

Shtatzënë me binjakë, supermodelja ndan momentin emocionues me ndjekësit

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com