GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Referendumi/ Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e rajoneve të aneksuara

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Referendumi/ Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e rajoneve të aneksuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini, që Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si të paligjshme.

Këshilli i Federatës votoi me shpejtësi dhe njëzëri për të miratuar traktatet sipas së cilave Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia bashkohen me Rusinë. Votimi vjen një ditë pasi dhoma e ulët, Duma bëri të njëjtën gjë.

Të premten e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi traktatet për aneksimin e këtyre rajoneve, përbëjnë 18 për qind të territorit të Ukrainës.

Rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, janë mbështetur nga Moska që në vitin 2014 kur ato u vetë-shpallën të pavarura, disa javë pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës.

Pavarësisht miratimit të aneksimit në parlamentin rus, Kremlini ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht kufijtë e rajoneve të reja – pjesë të mëdha të të cilave janë ende nën kontrollin e forcave të Ukrainës.

Rrjedhimisht është ende e paqartë se ku do t’i caktojë Rusia kufijtë e saj ndërkombëtarë pasi të përfundojë aneksimi.

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po vazhdonin konsultimet në lidhje me kufijtë e rajoneve Zaporizhia dhe Kherson. Rusia nuk ka kontroll të plotë mbi asnjë nga katër rajonet.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet t’i nënshkruajë ndoshta që të martën traktatet e ratifikimit për të përfunduar procesin e aneksimit, edhe pse luftime intensive vazhdojnë të zhvillohen në ato zona./ Marrë nga VOA

Etiketa: aneksimirajonetRusia

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Humb jetën 2-vjeçari në Itali, zbardhet autopsia: Vdiq nga mbidoza e…

Humb jetën 2-vjeçari në Itali, zbardhet autopsia: Vdiq nga mbidoza e…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com