GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi votimin nga mazhoranca të Reformës Territoriale, si një krim kolektiv. Në një komunikim me gazetarët, Berisha e ka cilësuar votimin si një akt antikombëtar dhe kundër interesave të qytetarëve.

Lideri demokrat u shpreh se votimi i zhvilluar pas mesnate përbën një goditje ndaj qytetarëve të 15 bashkive të vendit.Sipas tij deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër interesave të zgjedhësve të tyre, duke theksuar se vendimi është ndikuar nga korrupsioni dhe interesat politike.

“Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre.

Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive.

Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit.

Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Theksoj dhe njëherë, për Shqipërinë, një vend me nevojë jetike për zhvillim, njësitë e qeverisjes vendore janë investitorë kryesorë në zonat e komuniteteve,” tha Berisha.

Historia e shkurtimit nga 410 bashki e komuna në 61 bashki e komuna, është historia e braktisjes masive të Shqipërisë rurale. Investimet në Shqipërinë rurale, e cila ishte në raport me infrastrukturën në nivele mesjetare, para kësaj qeverie arritën në vlerën 3.2 miliardë. U ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 8500 kilometra rrugë.

U ndërtuan dhe u rindërtuan qindra e qindra sisteme kanalizimi dhe ujësjellës. U ndërtuan në zonat rurale mbi 1 mijë objekte arsimore dhe qindra objekte shëndetësore. Ky proces, në tërësi, u ndërpre në mënyrë dramatike.

Në rast se marrim investimet e kësaj qeverie në Shqipërinë rurale në 14 vite, ato janë më të pakta se sa investimi në pllakat e gurit në sheshin Skënderbej. Edhe ato investime janë vjedhje masive. Ndaj dhe, PD u angazhua që në fillim në këtë reformë, e bindur për rëndësinë e saj parësore për interesat e qytetarëve dhe komuniteteve.

Por, siç është bërë e qartë, kur në të gjitha konsultat pa përjashtim, qytetarët damkosën reformën e vitit 2014 si një reformë kundër interesave të tyre, dhe kur PD përgatiti projektin me së paku 100 bashki në mbarë vendin, Edi Rama u tërhoq nga procesi dhe arriti në këtë votë, më e turpshmja në historinë e vendit.

Dita e djeshme ishte dita e hanxharëve të krimit, ku deputetët merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, kërcënoheshin me pasoja të rënda familjare dhe personale.

A mund të imagjinoni ju se si deputeti i Fushë-Arrëzit voton për shkrirjen e Fushë-Arrezit, e cila për hir të së vërtetës ka qenë një qendër në rrugën që lidhte Shqipërinë me Kosovën, ka qenë një qendër në shekuj. Dhe Fushë-Arrëzi e banorët e veriut ranë viktimë e tenderave të Tom Doshit, që e kam thënë dhe e them, se është një nga vampirët, bashkë me Vilma Nushin, e shëndetit të shqiptarëve.

Deputetë të tjerë, ai i Skrapit që ndërton hotele luksoze në bregdet, po ai shet çdo gjë, ata janë tregtarë të pamoral, të turpshëm. Ata mbrojnë pronat e tyre të krimit, kanë mbrojtur pronat e tyre të krimit. Deputeti i Maliqit, Maliqi një bashki me të gjitha potencialet për të qenë e tillë, për të qenë një qendër e fuqishme zhvillimi e rajonit.

Po Divjaka me pasuritë e saj të pafundme, më të mëdha se bashkia me të cilat u bashkua.

Po, potencialet e Divjakës janë më të mëdha sepse Divjaka ka një potencial turistik të jashtëzakonshëm. Klosi, bashki në territorin e të cilës janë depozita botërore kromi. Përrenjasi, bashki në të cila janë depozita botërore hekuri dhe nikeli.

Pra të gjitha këto u shkelmuan nga individë, nga burra dhe gra mercenarë të vërtetë, të turpshëm. Ky është një parlament krimi, që nuk meriton të ekzistojë asnjë orë, asnjë ditë. Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla. Nuk bëhet fjalë për nder dhe dinjitet, por pa asnjë interes tjetër përveç interesave të tyre vetjake, personale dhe familjarëve natyrisht,” tha Berisha.

Etiketa: Bashkiberisha

Lajme të lidhura

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK
Aktualitet

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

12:53 - 09/10/26
Protesta te Kuvendi, arrestohet një person dhe 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë
Aktualitet

Protesta te Kuvendi, arrestohet një person dhe 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

12:28 - 09/10/26
Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!
Aktualitet

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

12:04 - 09/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK
Aktualitet

Dosja e bujshme nga Italia/ Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

12:53 - 09/10/26

Një dosje e mbërritur nga autoritetet italiane ka vënë në lëvizje SPAKU-n e cila ka regjistruar një hetim të ri...

Lexo më shumë
Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive

12:38 - 09/10/26
Përcaktohet kalendari i Superiores nga java e 6-të deri në javën e 11-të

Nga Vllaznia-Dinamo te derbi i shumëpritur Partizani-Tirana, java e 6-të “premton” spektakël

12:31 - 09/10/26
Protesta te Kuvendi, arrestohet një person dhe 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Protesta te Kuvendi, arrestohet një person dhe 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

12:28 - 09/10/26
Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

12:04 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com