GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma e PS-së për reformën territoriale u fut në kalendarin e punës së Kuvendit pa pritur përfundimin e konsultimeve publike me komunitetet dhe këshillat bashkiakë, ndërsa opozita e kundërshtoi si një akt që bie ndesh me Kushtetutën.

Komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim të mërkurën projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” të propozuar nga deputetët socialistë, ndërsa konsultimet publike me komunitetet lokale vijojnë deri në fund të shtatorit.

Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni, refuzoi të hidhte në votim kërkesën e opozitës për të rikthyer procedurën e shqyrtimit dhe depozitimin e nismës me përfshirjen e qëndrimeve që vijnë nga komunitetet lokale.

“Ne do të vijojmë shqyrtimin në parim deri më 29 shtator, kur është afati i përfundimit të konsultimeve nëpër bashki, pastaj pasi të marrim dhe këto qëndrime, e votojmë,” tha ai.

Sipas një kalendari pune të Kuvendit, ku parashikohet votimi në seancë plenare më 8 tetor, socialistët në mënyrë të njëanshme kanë vendosur të avancojnë përpara procedurën parlamentare të nismës, ku propozohet një rikonfigurim i hartës territoriale të vendit me reduktimin e bashkive nga 61 në 46.

Opozita kundërshtoi në komision futjen në rend dite të nismës së PS-së, duke pretenduar se nisma ishte dorëzuar në shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese duke anashkaluar përfundimin e konsultimeve publike.

“Të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës,” tha Luçiano Boçi, i cili ishte bashkëkryetar i opozitës për komisionin bipartizan për këtë reformë.

“Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu,” shtoi ai, duke këmbëngulur se një reformë e njënashme pa konsensus politik dhe për më tepër pa konsensus qytetar bie ndesh me parashikimet kushtetuese.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që Komisioni i Ligjeve të votonte për kthimin e projektligjit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit për t’u përfshirë në nismë edhe qëndrimet e konsultimeve publike.

“Kjo nismë godet themelet e Kushtetutës dhe është detyrim ligjor që të merren parasysh qëndrimi i popullsisë,” tha Bylykbashi, duke akuzuar mazhorancën se ka nisur procedurën në shkelje ligjore dhe se po tenton të anashkalojë qëndrimet e komuniteteve.

Deputetë të tjerë të PD-së sollën në vëmendje që në bashkitë që projekti i PS-së parashikon t’i shkrije me bashki më të mëdha po bëhen protesta të përditshme kundër nismës dhe vetë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër shkrirjes.

Në shenjë revolte, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit, e cila vijoi me prezantimin e nismës nga Arbjan Mazniku.

Mazniku tha se reduktimi i numrit të bashkive do të siguronte më shumë shërbime për qytetarët.

Që prej fillimit të gushtit në të gjitha bashkitë e vendit, propozimi i PS-së po has kundërshti nga qytetarët gjatë dëgjesave publike. Në disa bashki të vogla ka shkaktuar edhe protesta të përditshme që refuzojnë shkrirjen e njësisë së tyre vendore me një njësi më të madhe.

Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.

Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.

Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse.

Nga ana tjetër opozita ka dalë me një projekt që propozon shtimin e bashkive nga 61 në 100 njësi për të decentralizuar shërbimet publike më pranë komuniteteve./ BIRN

 

Etiketa: Kuvendireforma territorialeshqyrtim

Lajme të lidhura

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj
Aktualitet

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

17:38 - 23/09/26
Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

16:55 - 23/09/26
Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

16:34 - 23/09/26
Para
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin
Sport

Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin

18:01 - 23/09/26

Gary Lineker refuzoi të punonte për FIFA-n pasi iu kërkua të takonte Vladimir Putinin ndërsa drejtonte ceremoninë e hedhjes së...

Lexo më shumë
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

17:38 - 23/09/26
Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

17:13 - 23/09/26
Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

16:55 - 23/09/26
Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

Ish-drejtoresha e SHISH e përfshirë në dosjen e Ergys Agasit, Vlora Hyseni del nesër para GJKKO

16:34 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com