GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reforma Territoriale, Alibeaj në Durrës: Pushteti vendor larg interesave të qytetarëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Territoriale, Alibeaj në Durrës: Pushteti vendor larg interesave të qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ishte në Durrës ku në një tryezë diskutoi rreth Reformës Territoriale. Gjatë takimit konsultativ, Alibeaj u shpreh se pushteti vendor është larg interesave të qytetarëve.

“Në Durrës për të konsultuar qëndrimin tonë mbi Reformën Administrativo-Territoriale. Qarku Durrës, edhe pse me mbi 10% të të gjithë popullsisë së vendit, ka vetëm 3 Bashki. Masakra territoriale më e madhe në 2014 është bërë me këtë qark. Pushtet vendor larg interesave të qytetarëve, i orientuar nga interesa korruptive e klienteliste. Një Bashki me superterritor si ajo e Durrësit, që fatkeqësisht është qeverisur vetëm me betonizim mbi rrënojat historike dhe brigjet e lakmueshme. E painteresuar tu shërbejë qytetarëve, e paaftë tu shërbejë qytetarëve, por ama pjellore në skandale kriminale e korruptive. Qytetarët në Manzë, Ishëm e Sukth të lënë pa mbrojtje dhe të harruar, ndonëse të shumtë në numër. Një Bashki historike si ajo e Shijakut, mbi historinë dhe burimet zhvillimore të të cilës shtohet pluhuri i harresës çdo ditë e më shumë. Një përzierje pa kuptim midis Fushe Krujës dhe Krujës, duke zbehur identitetin kombëtar të kësaj të fundit.”

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij Alibeaj është shprehur se një pushtet vetëqeverisës duhet të jetë ekonomikisht i vetëmjaftueshëm, dhe se duhet të ruajë identitetin, traditën, historinë dhe lidhjet e brendshme komunitare.

“Një pushtet vetëqeverisës duhet të jetë ekonomikisht i vetëmjaftueshëm, porse duhet të ruajë identitetin, traditën, historinë dhe lidhjet e brendshme komunitare. Së bashku me kolegun Xhaferraj dhe anëtaret e komisionit Andia Ulliri, Merita Bakiu dhe bashkë-kryetaren e komisionit znj Cupi, dhe ekspertin e komisionit z. Roland Bejko u diskutua për sugjerimet dhe nevojat që duhet të mbrohen në komisionin e Reformës Administrative Territoriale. Që qytetarëve t’u dëgjohet zëri dhe Reforma të jetë vetëm në shërbim të tyre!”

 

Etiketa: Enkelejd Alibeajpushteti vendorreforma territoriale

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Fifi rrëfen si rrallë herë vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri: Më quanin të…

Fifi rrëfen si rrallë herë vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri: Më quanin të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com