GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ndal tek reforma zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë adresuar nga autoritetet shqiptare, duke iu referuar edhe raporteve të Komisionit Evropian.

Berisha akuzoi përfaqësuesin e mazhorancës në komision, Damian Gjiknurin, se ka tentuar të përcaktojë në mënyrë të njëanshme axhendën e punimeve, duke e lidhur këtë lëvizje me përpjekjet për reformën territoriale.

“Në këtë mbledhje deputetët e PD do të njihen dhe do diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët, në mënyrë që tu jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit. Siç jeni në dijeni Komisioni Evropian konstaton në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar nga autoritetet shqiptare.

Komisioni i ngritur për reformën zgjedhore mbi bazën e vendimeve është një komision ku secila palë ka veto. Pra asnjë hap nuk mund të bëhet pa ujdinë e palës tjetër. Në mënyrë të njëanshme, si gangsterë të vërtetë përfaqësuesi i Ramës, Damian Gjiknuri me anëtarët e tij për të krijuar skenarin e reformës territoriale menduan të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme axhendën e këtij komisioni.

Kjo është e paligjshme dhe bie në kundërshtim me vendimin e parlamentit. Por gangsterë dhe individë të inkriminuar nuk kanë asnjë parim dhe ne jemi të qartë për këtë”, tha Berisha.

Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj personave që siç tha ai mbrojnë publikisht qëndrimin e mazhorancës për humbjen e PD-së në zgjedhje, duke i akuzuar se përsërisin pretendimet e qeverisë kundrejt pagesave.

“Reforma zgjedhore është një reformë ku PD është e vendosur të adresojë shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri ishin farse elektorale dhe u zhvilluan në kushte të narkoshtetit. E përsëris këtë para ata që e kanë të lidhur gjuhën me xhepin dhe dalin në studio dhe përsërisin në emër të Edi Ramës se PD i humbi dhe nuk i fitoi zgjedhjet. Mashtrojnë qytetarët kundrejt pagesave që u bën qeveria. Sipas tyre, të cilët edhe njëherë gjuhen e kanë të lidhur me xhepin, raportet ndërkombëtare janë fallco”, deklaroi Berisha.

 

Etiketa: berishagangsterGjiknuriKryesore1Reforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

14:29 - 13/11/26
‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
Aktualitet

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

14:18 - 13/11/26
Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë
Aktualitet

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ndal tek...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

14:29 - 13/11/26
‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

14:18 - 13/11/26
Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

14:10 - 13/11/26
Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com