GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Basha po mbështet projektin e Ramës

12:18 - 24/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Basha po mbështet projektin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i selisë blu, Oerd Bylykashi, u pyet në konferencën e sotme edhe për qasjen që do ketë PD në lidhje me komisionin e reformës zgjedhore.

“Arsyet pse PD ka marrë një vendim në lidhje me mënyrën se si funksionon ky parlament, tashmë kemi një parlament krejt jofunksional, vepron në shkelje të ligjit sepse kufizon të drejtat kushtetuese të opozitës, asnjë nga arsyet nuk ka ikur.

Një nga arsyet është reforma zgjedhore, e cila prej dy vitesh sillet si fantazmë korridoreve të parlamentit dhe nuk ka ndodhur asgjë, për shkak se ai komision i ngritur dhe i mbajtur në këmbë nga Edi Rama, me këtë kompozim që është sot, siç kërkon ta çojë përpara mazhoranca, me mbështetjen e Lulzim Bashës qartazi, është autore e këtij dështimi dyvjeçar.

Nuk ka ndodhur kurrë në historikun e parlamentit shqiptar, që një komision të qëndrojë dy vite pa bërë asgjë.

Nuk ka ndryshuar ajo që ne kemi kërkuar, komision bipartizan ku bashkëkryesimi të jetë për opozitën reale. PD është ajo që njohin të gjithë anëtarët, PD është ajo që njeh aktualisht dhe gjykata.

Dhe vendimi i Edi Ramës për të caktuar ai bashkëkryetarin e komisionit dhe formatin e opozitës në këtë komision, tregon qartazi se qëllimi është të veshë me një pelerinë bipartizanizmi dhe konsensualiteti atë që tha në dhjetorin e kaluar.

Do të kërkojë konsensusin numerik, pra në vetvete ai kërkon të vrasë traditën 20-vjeçare të parlamentit shqiptar. Komisionet bipartizane konsensuale realë që kanë prodhuar kod zgjedhor, që ODIHR e vlerëson si një bazë të shëndoshë.

Problemi shpesh nuk janë problemet në ligj, por shkelja e ligjit si ajo nga Rama, që tha se ky kod zgjedhor është kinezëri, nuk na ndalon.

Reforma zgjedhore ka për detyrë të miratojë rregulla shtesë për të penguar Edi Ramën dhe të gjithë makinerinë të shkatërrojë zgjedhjet në Shqipëri.

Një detyrë shumë e vështirë në kushtet e mungesës agresive të vullnetit që ka Edi Rama.

Mbajtja dhe çuarja përpara e një reforme zgjedhore të njëanshme, duke e shitur atë për konsensuale dhe bipartizane, është shërbimi më i keq që mund t’u bëhet zgjedhjeve dhe shqiptarëve.

Nuk ka ndryshuar asgjë dhe sjellja jonë në raport me parlamentin dhe me komisionin specifik mbetet e njëjtë,” tha Bylykbashi.

 

Etiketa: BASHArama reforme

Lajme të lidhura

“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit
Aktualitet

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

13:49 - 30/03/26
Para
VIDEO/ E papritur në ‘BBV’! Ledjona dëshiron të dalë nga shtëpia

VIDEO/ E papritur në ‘BBV’! Ledjona dëshiron të dalë nga shtëpia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga...

Lexo më shumë
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

14:45 - 30/03/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

14:15 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com