GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias e ODIHR: Kërkojmë ekspertët tuaj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS-PD drejt konsensusit për votimin me ID të huaja, çështja  mund t’i kalojë për zgjidhje KQZ-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi i kanë dërguar letër drejtoreshës së ODIHR dhe Komisionit të Venecias, ku kërkohet ndihma me ekspertë për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës. Në letër thuhet ndër të tjera se, ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara.

“Ju shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm që OSBE/ODIHR ka dhënë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe në veçanti për forcimin e standardeve zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, datë 27.10.2025, ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara, si dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju paraqesim në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës. Modalitetet e bashkëpunimit me ekspertët tuaj mund t’i dakordësojmë në vijim nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit. Duke ju falënderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, ju përcjellim konsideratat tona më të larta”, thuhet në letër.

Etiketa: bylykbashiGjiknuriVenecia

Lajme të lidhura

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Para
Rënie inertesh në rrugë, bllokohen 4 fshatra në Këlcyrë

Rënie inertesh në rrugë, bllokohen 4 fshatra në Këlcyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

Në Tiranë tashmë ka nisur protesta e 28-të studentore, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Tubimi gjatë mbrëmjes...

Lexo më shumë
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com