GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reforma zgjedhore, OSBE-ODHIR: Të angazhohen të gjitha palët

09:48 - 24/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
OSBE reagon pas përfundimit të protestës: Po ndjekim gjithçka!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar sot një deklaratë ku thekson se nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv në një proces që tashmë ka shërbyer si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë.

Drejtori i ODIHR Matteo Mecacci, ka theksuar nevojën për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse mes palëve, ndërsa kërkoi që fokusi të jenë problematikat e zgjedhjeve të shkuara, si parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerja e votave, sigurimi i fshehtësisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së medias.

“Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike, kaq kohë përpara zgjedhjeve,” tha drejtori i OSBE/ODIHR-it, Matteo Mecacci.

“I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktikë dhe realisht të arritshëm, që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it dhe në adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ndër përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe shitblerja e votës, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore

Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, OSBE/ODIHR ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar të japë mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës.

Metodologjia afatgjatë e OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri, në vitin 2023, vlerësoi ndjekjen e rekomandimeve të tij pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021. Raportet arritën në përfundimin se 3 rekomandime ishin zbatuar plotësisht, 7 të tjera në pjesën më të madhe, 16 pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar”, tha Mecacci.

 

Etiketa: Kryesore1OSBEReforme

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Modelja ukrainase fiton Miss Japonia, shkakton debate të shumta

Modelja ukrainase fiton Miss Japonia, shkakton debate të shumta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com