GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reformat fiskale/Malaj: 10 miliardë euro të ardhura në buxhet në 2030-ën

16:30 - 26/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Reformat fiskale/Malaj: 10 miliardë euro të ardhura në buxhet në 2030-ën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se reformat kryesore fiskale të ndërmarra nga qeveria do të garantojnë një sistem më të drejtë, më konkurrues dhe plotësisht të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Sipas tij, rritja e qëndrueshme ekonomike dhe menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike do të çojnë të ardhurat buxhetore në 10 miliardë euro në fund të dekadës.

“Të ardhurat buxhetore parashikohen të arrijnë 10 miliardë euro në 2030, me një rritje prej 311 milionë eurosh në vit si rezultat kryesisht i zgjerimit të bazës tatimore”, tha Malaj.

Malaj theksoi se “Paqja Fiskale” do të sjellë lehtësime të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset brenda harkut kohor 2026-2030, përmes faljes së detyrimeve tatimore e doganore të prapambetura, duke i hapur rrugën një marrëdhënieje të re midis administratës dhe tatimpaguesve.

Po ashtu, informoi ai, do të vijojë politika e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, me synimin për të nxitur sipërmarrjen e vogël dhe formale.

Një vëmendje të veçantë qeveria i ka kushtuar sektorit të bujqësisë, ku pritet rishikimi i skemës së TVSH-së për fermerët në përputhje me praktikat e BE-së.

Në këtë kuadër, ministri vuri në dukje se fermerëve do t’u mundësohet kompensim deri në 10% të TVSH-së për çdo blerje malli apo shërbimi që mbështet zinxhirin e prodhimit.

Në fushën e tatimit të pasurisë, reforma e re do të bazohet në vlerën reale të pronës, duke zbatuar një metodologji të përditësuar të çmimeve të referencës, me qëllim rritjen e drejtësisë fiskale dhe uljen e informalitetit.

Ministri theksoi gjithashtu se do të hapet një proces i ri rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore prej vetëm 5% për individët dhe personat juridikë, për të inkurajuar deklarimin e saktë të pronës.

Lajme të lidhura

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?
Breaking Views

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund
Breaking Views

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Para
Reshjet e shiut përfshijnë Qarkun e Lezhës, rrezik për përmbytje nga lumi Gjadër

Reshjet e shiut përfshijnë Qarkun e Lezhës, rrezik për përmbytje nga lumi Gjadër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com