GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme për studentët dhe kundërshtuar dhunën ndaj tyre.

Pedagogët dëgjohen duke thirrur “Dorëheqje”, në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Një nga kërkesat e tyre është që tubimet në mbështetje të studentëve të vijojnë çdo ditë në orën 10:00, për të shprehur solidaritetin me ta.

Pas marshimit, studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetarë të tjerë janë mbledhur para Kryeministrisë, ku kanë refuzuar thirrjen për dialog të përcjellë nga drejtoresha e MIA-s, Manjola Hasa.

Protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes sloganeve që dëgjohen para godinës së qeverisë është edhe “Arrestoni Ramën!”. Ata kërkojnë gjithashtu lirimin e studentëve të ndaluar.

“Pa rini nuk ka Shqipëri” është një tjetër thirrje e protestuesve, të cilët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.

Protestuesit kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit është kushti kryesor për dialog. “Pa dorëheqje s’ka dialog”, ishte një nga thirrjet e tyre gjatë protestës.

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, ishte një tjetër thirrje e përcjellë nga protestuesit.

Pedagogët dhe studentët kanë bërë të qartë se nuk pranojnë dialogun në këto kushte dhe se do të vijojnë të protestojnë në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të ketë bisedime. Rama dialogut i është përgjigj me dhunë. Pati mundësi 5 muaj për dialog dhe për t’iu përgjigj kërkesave të rektoratit dhe studentëve po iu përgjigj me dhunë. Tani populli kërkon dorëheqjen e tij. Pedagogët mbështesin studnetët. Do dalim çdo ditë si sot para Universiteti Politeknik dhe do të vijimë këtu në mbështetje të studentëve”,- u shpreh një pedagog.

Etiketa: KryesministriKryesore1pedagoge

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com