GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Refuzova Real Madrid për Fiorentinën”, ish-sulmuesi gjerman: Kisha frikë nga Diego Simeone!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Refuzova Real Madrid për Fiorentinën”, ish-sulmuesi gjerman: Kisha frikë nga Diego Simeone!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mario Gomez, ish-sulmuesi gjerman që pjesën më të rëndësishme të karrierës e kaloi me fanellën e Bayern Munich, tregoi në një podcast të Bild, arsyen se përse zgjodhi Fiorentinën pasi u largua nga baverezët kur në fakt kishte oferta edhe nga Real Madridi. 38-vjeçari, u shpreh se aventura në Firence nisi mirë, por shpejt kuptoi se ata nuk ishin një klub i madh me “stof” kampioni.

“Kur vendosa të largohesha nga Bayern Munich, kisha disa oferta. Atletico Madrid më kërkonte, por kisha frikë nga mënyra e lojës së Diego Simeones. Interes pati edhe Real Madrid, ata preferonin një zëvendësues për Karim Benzema që në atë periudhë nuk po kalonte një moment të mirë.

Po ashtu interes kishte edhe Paris Saint-Germain, aty ishte Ancelotti trajner dhe unë kisha vlerësimin e tij. Por, e dija se ashtu si bëri Hoeness që pavarësisht kontributit te Bayern më përshëndeti vetëm duke më dhënë dorën, ashtu do të bënte edhe Florentino Perez. Nuk kisha më nerva, doja diçka ndryshe.Fiorentina më bëri të kuptoj se kërkonin të rivalizonin me Juventusin, kishte shumë entuziazëm, kjo vinte edhe prej stadiumit të ri. Mendova se do të ishte diçka e bukur. Aventura në Firence nisi më së miri, me gol dhe fitore. Por, pas një ndeshje që përfundoi në barazim 1-1, disa prej lojtarëve amerikano-latinë në dhomat e zhveshjes ndezën muzikën dhe nisën të kërcënin. Isha shumë i nevrikosur dhe aty mendova se në as nuk fituam dhe ata po kërcejnë.

E kuptova diferencën mes një klubi të madh dhe një tjetri që ishte thjesht sfidues. Kënaqeshin me shumë pak. Për këtë arsye iu them të gjithë lojtarëve të rinj, nëse bën pjesë në një prej tetë skuadrave më të mira të Europës, atëherë duhet të mos heqësh dorë e të kënaqesh, por të vazhdosh të punosh që të qëndrosh gjatë në ato nivele.

Lajme të lidhura

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut
Breaking Views

Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

19:20 - 08/11/26
Para
Komisioni hetimor/ PS miratoi planin pasi u mbyll mbledhja, opozita: Uzurpim i dhunshëm

Komisioni hetimor/ PS miratoi planin pasi u mbyll mbledhja, opozita: Uzurpim i dhunshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26

Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke...

Lexo më shumë
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

21:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com