GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Refuzuan të luftonin në Ukrainë, ushtarët rusë i mbyllin në bodrume

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzuan të luftonin në Ukrainë, ushtarët rusë i mbyllin në bodrume
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse.

Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme, njofton Radio Evropa e Lirë.

Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e frontit me pajisje dhe përkrahje të pamjaftueshme.

“Ne u ngujuam në këtë gropë pasi refuzuam të shkojmë në vijën e parë të frontit,” dëgjohet një burrë jashtë kornizës duke thënë në video, e cila shfaq burra me uniforma ushtrie, të shtrirë në një dhomë të lagësht si bodrum me mure në shembje e sipër.

“Nuk ka komandantë që do të na dërgonin në vijën e parë të frontit. Nuk ka pajisje, ekipe evakuimi, radio. Na kanë hedhur në pyll sikur të ishim qen”, shton burri.

Trupat u identifikuan si anëtarë të Brigadës së 60-të të Veçantë të Këmbësorisë Ruse. Kjo video është dëshmia më e fundit se më shumë se dhjetëra objekte të tilla të improvizuara për mbajtje supozohet se u përdorën për t’i ndëshkuar ushtarët rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë.

Frolov, një ushtar i dënuar për mosbindje në një gjykatë ushtarake në Spassk-Dalny, ishte në mesin e një grupi rekrutësh që dyshohet se u mbajtën në bodrume të ngjashme në fshatin Zavitne Bazhannya, në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, sipas Astra.

Metoda barbare

Avokatja për të drejtat e ushtarëve rusë, Yelena Popova, tha se arsyeja kryesore që ushtarët detyrohen të qëndrojnë në këto burgje në fushëbetejë është se “i detyrojnë të shkojnë përsëri në front”.

“Një komandant në një zonë lufte nuk ka nevojë ta burgosë një person për ta bindur, por i duhet ta detyrojë aty për aty që të shkojë në front për të vrarë dhe për t’u vrarë. Prandaj, ai përdor metoda të tilla barbare,” tha Popova, duke e quajtur “thjesht mesjetare” këtë praktikë.

Një prej ushtarëve rusë, i cili dyshohet se ishte burgosur në një bodrum me Frolovin në Zavitne Bazhannya për mosbindje për të luftuar, bëri ankesë në Komisionin Hetues të Rusisë në nëntor 2022.

Ai u ankua për “llogaritje të gabuara taktike dhe strategjike nga komanda më e lartë, gënjeshtra të vazhdueshme ndaj ushtarëve në rang më të ultë, [dhe] mbështetje e pamjaftueshme mjekësore dhe materiale.”

“Besimi im te komandantët është lëkundur”, shkroi ushtari Mikhail Nosov në ankesë.

Popova tha se ushtarët që ndëshkohen në atë mënyrë shpesh ngurrojnë të bëjnë edhe luftë ligjore.

“Ata kanë qenë në stres për një kohë të gjatë, në kushte ku ligji nuk funksionon, dhe ku funksionon vetëm forca dhe dhuna”, tha ajo.

Të afërmit e rekrutëve në videon e bodrumit të zbuluar javën e kaluar i thanë Astras se nuk ishin në gjendje të kontaktonin me ushtarët pasi videoja u bë publike.

Etiketa: BodrumeRuseushtare

Lajme të lidhura

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
Astrologia jep këshillën: Nuk bën keq të tradhtoni

Meri bën paralajmërimin e fortë për këto shenja horoskopi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com