GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Regjistrim pa garë në degët që kanë vende bosh, kundërshtohet nga universitetet

17:18 - 03/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Regjistrim pa garë në degët që kanë vende bosh, kundërshtohet nga universitetet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se krahasuar me 8 vite më parë në universitete ka 50 mijë student më pak, pra rreth 124 mijë të rinj në 2022 nga 174 mijë që ishin në 2014.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni ka mbyllur disa degë e ka vënë në rrezik disa programe të tjera akademike, fenomen i cili pritet të jetë edhe më shqetësues vitin e ardhshëm akademik teksa nga 31 mijë maturantë 1/3 e tyre, plot 11 075  kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hap dyert e universiteteve për të gjithë nxënësit që nuk arrijnë dot të kapin degën e përzgjedhur brenda 3 raundeve të regjistrimit, duke shtuar një raund të katërt ku në bazë të kuotave të paplotësuara që kanë universitetet maturantët mund të regjistrohen pa garë ku të duan.

“Përveç raundit të tretë do të kenë një mundësi tjetër në ato fakultete ku ka vende të lira, edhe nëse nuk e kanë përzgjedhur si degë mund të shkojnë të regjistrohen.”

Për maturantët me rezultate më të mira të cilët arrijnë të zënë të parët vendet në auditor, ky vendim nuk është i drejtë pasi e drejta e arsimimit të lartë ju takon atyre që e meritojnë dhe në universitet nuk duhet të barazohen me ata që nuk i janë përkushtuar mësimeve.

“Besoj se tre raunde mjaftojnë. Jo të gjithë duhet të bëhen me shkollë të lartë. Duhet të ketë diferencime”.

Nga ana tjetër, pedagogia Zana Guxholli i vlerëson të gabuara kufizimet me mesatare për regjistrimin në universitet.

“Unë kam qenë kundra vendosjes së afateve, ka mekanizma të tjera që kalojnë në duart e universiteteve. Mekanizmi i seleksionimit duhet t’i lihet universiteteve. është e vërtetë që kushtet janë ndryshe tani. Ka numër të madh studentësh që duan të ikin jashtë sepse duan të përmirësojnë kushtet e jetesës, ka nga ata që duan të bëhen profesionistë ndërkombëtarë, si dhe ka nga ata që këtu duke mos pasur mundësi për shkak të kufizimeve shkojnë dhe e provojnë jashtë. Në asnjë vend të botës nuk kontrollohet nga ministria e arsimit hyrja në universitet. Janë universitetet që kanë të drejtën sipas kritereve të tyre studentët”.

Zgjidhja ideale për akademiken Guxholli është që maturantët t’i nënshtrohen një testimi në fakultetet ku dëshirojnë të studiojnë dhe në bazë të kritereve që vendosin vetë universitetet të behet përzgjedhja e studentëve.

“Në Amerikë p.sh. është provimi i pranimit, dhe student vjen nga Bangladeshi apo Tirana nuk i intereson nëse ai me testin që bën tregon se ka aftësi”.

 

 

 

 

 

Etiketa: Universitete

Lajme të lidhura

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Para
Ministria izraelite pranon të huajt në Bregun Perëndimor të gjejnë dashurinë (FOTO)

Ministria izraelite pranon të huajt në Bregun Perëndimor të gjejnë dashurinë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com