GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Regjistrimi i diasporës, Boçi: Aplikacioni i KQZ, i ngadaltë dhe me vështirësi teknologjike

18:01 - 27/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Regjistrimi i diasporës, Boçi: Aplikacioni i KQZ, i ngadaltë dhe me vështirësi teknologjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është edhe drejtues politik i kësaj force për qarkun e Shkodrës, ka komentuar regjistrimin e disporës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.

Boçi tha se aplikacioni i krijuar nga KQZ për rregjistrimin e votuesve të diasporës është pengues dhe jo efektiv, duke krijuar vështirësi për emigrantët që duan të regjistrohen për të votuar.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e masave për të përshpejtuar procesin dhe për të eliminuar pengesat teknologjike që ndalojnë shumë votues potencialë të plotësojnë regjistrimin. Boçi vuri theksin te nevoja për një asistencë të veçantë për individët me njohuri të kufizuara teknologjike. Ai akuzoi mazhorancën për përdorimin e burimeve shtetërore dhe diplomatike në favor të saj, duke e cilësuar këtë si një krim elektoral.

“KQZ duhet të kishte marrë masë që ky aplikacioni të mos ishte kaq pengues, por të ishte i shpejtë, me elementet e sigurisë që duhet ofron një aplikacion dhe, njëkohësisht, të mos kishte filtra, në qoftë se ka filtra, sepse numri i atyre që janë regjistruar në raport me ata që kanë kërkuar duket që favorizon këtë pjesën që është në kërkim e sipër. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi jo vetëm qëllimesia jonë për të pasur sa më shumë është dëshira e vetë emigrantëve të diasporës që duan të votojnë, dhe KQZ duhet të marrë çdo masë me qëllim që të shpejtojë këtë mënyrë të regjistrimit, të heqë çdo lloj pengese në regjistrim dhe, njëkohësisht, duhet të kishte gjetur një zgjidhje. Tani është pak vonë, por përsëri, në aplikacione të tilla ndërhyhet që edhe koha e regjistrimit të jetë më e shpejtë.”, tha Boçi.

Boçi më tej nënvizoi se Partia Demokratike ka ngritur struktura për të ndihmuar qytetarët në procesin e regjistrimit, duke ofruar udhëzime të drejtpërdrejta për ta. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të ndërhyjë për të parandaluar krimet zgjedhore, të cilat, ndodhin në mënyrë të vazhdueshme. Boçi theksoi se mosveprimi i institucioneve përkatëse është shqetësues dhe cenon besueshmërinë e procesit zgjedhor.

“Ka edhe individë me nivel mesatar të njohjes së rrjeteve sociale apo të përdorimit të teknologjisë që duket se nuk mund ta arrijnë dot regjistrimin. Duhet patjetër një lloj asistence, dhe këtu dalim tek asistenca. PD-ja e ofron, nëpërmjet edhe një nukli të ngritur te Partia Demokratike. Prandaj është kërkuar edhe regjistrimi i njëkohshëm në aplikacionin e Partisë Demokratike, ku udhëzon çdo njeri politikisht që të bëjë një regjistrim. Ndërkohë, kemi një pamje tjetër nga ana e së majtës, e cila ka vënë në veprim të gjitha burimet njerëzore të shtetit shqiptar dhe të atyre që lidhen me funksionet diplomatike të konsullatave dhe të ambasadave. Kjo është një krim zgjedhor, elektoral, i evidentuar, i denoncuar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga njerëz të ndryshëm dhe nga media.

Ishim përpara një premtimi që SPAK do të kishte një nukël task force zgjedhore, i cili do të vepronte, dhe ky nukël duhet të kishte filluar punë, por nuk ka filluar. Duhet patjetër të marrë masë ndaj parandalimit dhe ndalimit të krimit zgjedhor. Ky krim ndodh çdo ditë, ndodh çdo sekond, para syve të të gjithëve, para syve të SPAK-ut, dhe nuk ka asnjë lloj veprimi“, deklaroi ai.

Etiketa: Bocikqz. diaspore

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Rama po kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”

Rama po kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com