GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Regjistrohet padia e Alibeajt për “11 Dhjetorin”, zbulohet gjyqtarja që do e shqyrtojë

16:30 - 08/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Takimi në selinë blu, flasin Berisha dhe Alibeaj të tjerët dëgjojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Gjykata e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me dy vendimet që janë dhënë sa i takon statutit të Partisë Demokratike. Në njoftimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se ka pasur dy procese, i pari ishte ai për njohjen e ndryshimeve statutore në Kuvendin e Korrikut të vitit të kaluar, dhe i dyti për njohjen e vendimeve të Kuvendit të datës 11 Dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Apelimi i bërë nga Alibeaj, për vendimin e datës 25 Mars, që njeh komisionin e rithemelimit si organ drejtues të PD-së do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

“Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon: Kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, është gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, e cila me vendimin e datës 18.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Nga ana tjetër edhe për vendimin e njohjes së Kuvendit të Korrikut, ka qenë vetë PD, që ka bërë apelim, pasi kanë kërkuar bashkimin e dy Kuvendeve në 1 , atij të Korrikut dhe atij të 18 Korrikut.

“Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese dhe kjo dosje do ti përcillet Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e tij. Kërkesa me Nr. 222 Akti, datë 15.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, është gjykuar nga gjyqtar z. Agron Zhukri, i cili me vendimin e datës 25.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH. Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”

Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, në datë 05.04.2022. Kjo kërkesë me Nr. 508 Akti, është regjistruar në datë 05.04.2022, me objekt disponim mbi ankimin: “Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trupe gjykuese.“, e cila pasi është shortuar do të gjykohet nga gjyqtare znj. Blerina Muça. Në të gjitha rastet, pavarësisht vendimmarrjes së znj. Muça, vijimësia e procedurës administrative të çështjes Nr. 222 Akti, do ti nënshtrohet parashikimeve të Vendimit Nr. 222, date 06.11.2019 “Mbi formën e prerë të vendimeve” të Këshillit të Gjykatës, të cilin do të mund ta gjeni bashkëlidhur këtij informacioni” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

Etiketa: dhjetoriEnkelejd AlibeajgjyqtarjaKryesore1padiaRegjistrohetshqyrtojezbulohet

Lajme të lidhura

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Merrnin ryshfet deri në 8 mijë euro në ditë, GJKKO jep vendimin për 34 policët e arrestuar

Merrnin ryshfet deri në 8 mijë euro në ditë, GJKKO jep vendimin për 34 policët e arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Breaking Views

Rama del hapur kundër SPAK: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë për arrestim pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

10:06 - 21/12/25

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në hyrje të podkastit të tij, se Kuvendi i Shqipërisë nuk do...

Lexo më shumë
Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

Mirditë/ Arrestohet 35-vjeçarja, i gjendet pistoletë pa leje

09:17 - 21/12/25
Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive

07:55 - 21/12/25
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot

07:40 - 21/12/25
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025

07:31 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com